06-14-2021, 07:28 PM
![[Image: 1om5nq.jpg]](http://i56.tinypic.com/1om5nq.jpg)
Tashmë ekzistojnë punonjësit "virtualë" - që përshëndetin pasagjerët në një aeroport francez - të cilët gjithmonë qeshin, nuk kanë nevojë për pushim dhe kurrë nuk shkojnë në grevë.
Projekti pilot (provë ose drejtues) në aeroportin Orly të Parisit filloi muajin e kaluar, dhe deri tani është pritur me një përzierje të defrimit dhe surprizës nga udhëtarët.
Aq të vërtetë duken punonjësit "virtualë" sa që njerëzit vazhdimisht përpiqen të flasin dhe t′i prekin video-imazhet që i përshëndesin ata dhe i drejtojnë tek porta e tyre e bordit. /albeu.com/

