04-26-2021, 07:37 AM
Ende pa u kompletuar marrëveshja mirë mes Microsoft e Skype, thashethemet veçse kanë filluar të qarkullojë rreth paraqitjes së mëtutjeshme të shërbimit VOIP edhe në platforma tjera.
Facebook do të organizojë një ngjarje me 6 korrik, dhe sipas asaj që po thuhet në internet nëpër faqe të ndryshme të teknologjisë thuhet se Mark Zuckerberg do të shpalos një version me bazë në shfletues të Skype, që integrohet me listën tuaj të miqve në Facebook.
Duke pasur parasysh sesa të afërt mes vete kanë qenë gjatë viteve të fundit Microsoft e Facebook, nuk do të ishte befasi nëse kjo del e vërtetë. Video-chat do të ishte një shtojcë mjaft natyrale për ta duke evoluar në këtë formë strategjinë e komunikimit dhe mesazheve, dhe Skype si brend do të ndihmonte edhe më shumë në këtë drejtim. /PCWorld Albanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)




