04-17-2021, 07:04 PM
![[Image: 24-iphone_2406111418_1.jpg]](http://koha.net/repository/images/24-iphone_2406111418_1.jpg)
Nëse mund t’u besohet burimeve të Boy Genius Report, iPhone i ri i cili pritet gjatë gushtit megjithatë nuk do të jetë vetëm një upgrade i lehtë dhe i pritshëm i iPhone 4, por do të sjellë ridizajnim radikal të shtëpizës. Analistët deri më tani kanë prognozuar që ky telefon do të ketë ekran më të madh 4-inçësh dhe procesor A5, që është në kundërshtim me këto thashetheme, ndërsa tani thuhet që në gusht do të organizohet një tubim i posaçëm për promovim. Akoma nuk dihet se a do të ketë shenjën 5 apo 4S, siç parashikojnë disa.
Në të njëjtën kohë disa burime tjera nëpër Internet raportojnë që furnizuesit e Apple me pllaka të stampuara kanë filluar ët zvogëlojnë prodhimin për iPhone 4 në pritje të kalimit në modelin e ri.
[copyright=http://koha.net/?page=1,7,59967]Koha NET-Tech[/copyright]
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


