Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Playzone sjellin tre
#1
Playzone kanë njoftuar riorganizimin e ekipit të tyre të Counter-Strike me shtimin e tre lojtarëve.

Ekipi finlandez ka qenë me vet dy lojtarë në përbërje, pas largimit të Otto "danzer" Dimitrow, Jirka "jiGetus" Ryhti dhe Miikka "dRiim" Toroi për të shërbyer në ushtri.

Playzone kanë qenë në testim të disa lojtarëve me shpresën për të gjetur formulën e duhur, dhe tani ata kanë gjetur njerëzit e tyre, të cilët janë Luukas "lukee" Paananen, Hannu "H^N" Pohjalainen, dhe Lassi "MulleN" Nurmio.

"Kur tre lojtarët tanë u larguan, ne menduam të provojmë diçka të re dhe morëm disa talent të rinj dhe lojtarë të uritur, të cilët kanë plot motivim për të luajtur," tha Kimmo "BASiC" Fagerholm për HLTV.org.

"lukee ka luajtur me eXelon para se ata të ndaheshin, H^N ka luajtur vetëm në disa turne me artoCS dhe MulleN nuk ka luajtur për ndonjë ekip të njohur më parë."


Ekipi i ri i Playzone do të ketë debutimin zyrtarë në WCG Nordic finals në Assembly Summer, nga data 5-8 Gusht, me këtë përbërje:

[Image: fi.gif] Joni "Freon" Huumo
[Image: fi.gif] Kimmo "BASiC" Fagerholm
[Image: fi.gif] Luukas "lukee" Paananen
[Image: fi.gif] Hannu "H^N" Pohjalainen
[Image: fi.gif] Lassi "MulleN" Nurmio
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)