Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Apple prezanton iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus
#1
[Image: live-apple-prezanton-iphone-6-dhe-iphone-6-plus_hd.jpg]

Apple ka prezantuar iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, të cilët CEO i Apple, Tim Cook, i ka quajtur "iPhone-ët më të mirë" që kompania ka prodhuar ndonjëherë.

Apple i bëri publik dy modelet e reja të iPhone, përkatësisht iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, dhe të dy modelet vijnë me ekranin e bazuar në Retina HD.

iPhone 6 është i hollë vetëm 6.9mm, ndërsa iPhone 6 Plus ka 7.1mm hollësi, ndërsa iPhone 6 Plus ofron edhe këndin e ri të shikimit - landscape.

iPhone 6 sjell ekranin me diagonalen prej 4.7”, ndërsa iPhone 6 Plus vjen me madhësinë e ekranit prej 5.5” që e bën këtë pajisje fabletin e parë të Apple. Rezolucioni i iPhone 6 sjell 1334 x 750 piksel, ndërsa ai i iPhone 6 Plus ofron 1920 x 1080 piksel.

[Image: iphone6.jpg]

iPhone 6 mbështetet nga procesori i ri i Apple, A8 që i jep shpejtësi deri në 25 për qind më të madhe procesorit, dhe deri në 50 për qind më shumë shpejtësi grafikave të telefonit.

Modelet e reja të iPhone 6 vijnë me lidhjet 802.11ac WiFi, ndërsa përfshijnë edhe thirrjet në WiFi, me një grumbull tiparesh të reja të avancuara edhe për kamerë.

iPhone 6 ofron kamerën me 8MP iSight, 1.5µ pixels, ƒ/2.2, ndërsa e njëjta sjell edhe sensorin e ri me Focus Pixels, të cilat janë të dizanuara ta përmirësojnë fokusimin, një tipar për të cilin Apple thotë se më herët është përdorur vetëm në kamerat DSLR.

[Image: 2617890-8388927283-iphon.jpg]

Apple poashtu i prezantoi çmimet e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

iPhone 6 do të kushtojë 199 dollarë për versionin me 16GB, 299 dollarë për versionin me 64GB dhe 399 dollarë për versionin me 128GB. Ndërsa, iPhone 6 Plus fillon prej 299 dollarë për versionin me 16GB. Të gjitha këto çmime janë për përdoruesit që nënshkruajnë kontratë 2 vjeçare.

Pas refuzimit të kahmotshëm për integrimin e teknologjisë së pagesave mobile, NFC, Apple tani është dorëzuar, pasi që iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus sjellin protokolin e ri në telefon, dhe kanë të ndërtuar tërë sistemin e pagesave mobile në të, i cili është funksional me një numër të partnerëve të kompanisë Apple.

[Image: apple-iphone-6-r5.jpg][Image: apple-iphone-6-r4.jpg]
[Image: f1k70rK.jpg]

Çipi i ri 64-bit A8 ka dy miliardë tranzistorë, dy herë më shumë se çipi A1. Kjo do të lejojë që shpejtësia e celularit të jetë 25% më e madhe.

Sa i përket baterisë, të dy iPhone-ët do të kenë një jetëgjatësi më të mirë, duke përfshirë 50 orë të ndëgjimit të muzikës dhe 11 orë të video shikimeve në iPhone 6

[Image: 24316500_24325900.jpg][Image: 18362900_18372900.jpg]

Më shumë rreth përformancave te iPhone 6 kliko këtu
Më shumë rreth përformancave te iPhone 6 Plus kliko këtu

Apple iOS 8 do të jetë në dispozicion për shkarkim nga 17 shtatori

[Image: live-apple-ios-8-do-t-euml-vij-euml-m-eu...tor_hd.jpg]

Siç është pritur për një kohë të gjatë tashmë, Apple sot e ka zbuluar edhe orën e saj të mençur, Apple Watch. The Apple Watch do të jetë në dispozicion në tri versione, duke përfshirë Apple Watch, Apple Sport dhe Apple Edition.
[Image: live-apple-prezanton-or-euml-n-watch_hd.jpg]

Burimi: telegrafi.com / lajmi.net

http://www.apple.com/iphone-6/
every game begins with

eSportsKosova



eSports and Professional Gaming Community
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
ahahahaha ugly po i keq e qiky iPhone u kon ngoogle para kohe un per veti i kom pa para 1muj a 2 se di sigurt edhe qashtu dul shum i keq kunder 5S per kah dizajni
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
still 1gb RAM edhe 8 megapixel kameren ? R.I.P Steve Jobs :'(
[Image: steamlr2.gif]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
Si Samsungi ska o daj ,iphone sen dryshe spo sjell gjith njejt, R.I.P Steven Jobs
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
welcome to 2012
[Image: aWJz8Dd.png][Image: BhlGcMf.png] [Image: SE5WhyG.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#6
4LBBiG. Wrote:welcome to 2012

[Image: 10288753_10152670232931840_5189167027414...e=548C7F6D]
[Image: steamlr2.gif]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#7
̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ Wrote:still 1gb RAM edhe 8 megapixel kameren ? R.I.P Steve Jobs :'(

kan thon perpara: Mos fol pa dit!

Fakt qe 8 px kamera, po lexo pak rreth kameres se cka ka edhe qysh osht, masnej thuj pak ose shum! Wink

Edhe, kallxom ti mu a po inçizon darsma e syneti ti me kamer 16px t'samsungit a? Apo ki me qel Fotostudio?
RAM 1GB pak se duhet me instalu Adobe n'telefon e AutoCAD... Jeni msu keq me android e ju ka marr en qaf! Duhet mi kuptu konsumatorin, me dit cka t'nevoitet e jo mi jap hapt ashtu se ta garantoj qe as 10% t'qatyne seneve en Samsung nuk i shfrytzon ti as kerkush qe ka Samsung me 4GB RAM e 16 e 20 px kamera Wink

Mu per veti m'ka pelqy tej mase! Si gjithmone Apple kurr nuk na zhgenjen! 6 Plus kysmet e kom njet me marr, masi vjen me 26 shtator ktu (:

Btw; Ktu muni me pa n'3D!

Code:
http://www.iphone6in3d.com/
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#8
po tregohesh shum apple fanboy,
me 1gb RAM provo hapi 10 aplikaicione te ndryshme, e shohish qysh punon tani Wink.Ashtu puna e RAM-it ngarkohet shum edhe ja nis me blloku.
8 megapixel dmth madhsia e fotos,qe i bjen aty ta qet resoulution, sa ma i madh rezulucioni aq ma e paster te del fotoja, po kjo ndikon ma shum ne madhsin e fotos, kurse per mprehtesin edhe pastertin jan tjerat.Ajo kamer i kish lentet mat mira, sdi pse thave me lexu, ajo ultra pixel nuk kish.

ket fjali e thave mir e per tjerat se ki mir
iceboy Wrote:Mu per veti m'ka pelqy tej mase!
[Image: steamlr2.gif]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#9
̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ Wrote:po tregohesh shum apple fanboy,
me 1gb RAM provo hapi 10 aplikaicione te ndryshme, e shohish qysh punon tani Wink.Ashtu puna e RAM-it ngarkohet shum edhe ja nis me blloku.
8 megapixel dmth madhsia e fotos,qe i bjen aty ta qet resoulution, sa ma i madh rezulucioni aq ma e paster te del fotoja, po kjo ndikon ma shum ne madhsin e fotos, kurse per mprehtesin edhe pastertin jan tjerat.Ajo kamer i kish lentet mat mira, sdi pse thave me lexu, ajo ultra pixel nuk kish.

ket fjali e thave mir e per tjerat se ki mir
iceboy Wrote:Mu per veti m'ka pelqy tej mase!

I ka 2GB RAM, jo 1!

Sa i perket "fanboy" nuk ka lidhje ajo kurgjo, po po flas pej pervojes! Pej 2011 jom me iPhone edhe jom ma shum se i knaqun! Normal, kuptohet qe osht shija e konsumatorit n'pytje ma shum se 50%, po edhe faktet jon diçka qe nuk munesh mi anashkalu!

Une i hapi jo 10 po 50 aplikacione edhe kurr nuk bllokon! Bile fjala "bllokim" nuk ekziston te Apple! Jo veç me iPhone 5S qe e kom une (pa bo reklam), po edhe me iPhone 4 kur e kom pas n'2011 kurr s'kom pas probleme! Tash me instalu aplikacione t'rana e asi per arkitekta e sene, logjike qe bllokon... Po m'bllokon PC me 4GB RAM e Quad CPU, jo iPhone me 1GB RAM...

Kameren e ka 8px po foton e bon Full HD! Si iPhone 6 ashtu edhe 5 e 5S! Bile edhe 5C!
Ti se ki lexu mir se nuk thash une qe osht Ultra PX, po ka autofocus edhe permirsim t'dukshem t'fotografis! Sen qe Samsung e kta tjert nuk e kan edhe pse shkojn tuj i rrit pixelat pa dit çka jon ka bojn!

iPhone osht PREMIUM PHONE! Ky osht seni qe e bon dallimin n'mes iPhone edhe ktyne tjerve. Edhe na kejt e dim qe kur ka dal iPhone 2G n'2007, samsung ka pas ksi telefona me kapak (qe e kom pas vet 1), asi me shin qe shkojshin perpjet edhe do tjer me 1 anten t'vogel nalt ka ona e djatht e kamera ka ona e majt qe u sillke, me bo "selfie" tash qe at'her s'kan ekzistu kto sene... Me 1 fjel: Apple ka bo revolucion n'tregun e Smartphone! Masnej kan ardh kta tjert tuj e kopju Apple n'çdo aspekt e ide! Sidoqoft, na mujm me diskutu ktu ton diten per kto sene, po nuk qesim sen en drrit se ti ki shije tjera, une tjera. Amo qysh thash edhe ma nalt, faktet nuk mujm mi ndryshu asnjoni.

Me t'mira.
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)