04-09-2024, 05:35 PM
![[Image: maxresdefault.jpg]](http://i.ytimg.com/vi/nukjW42JIKg/maxresdefault.jpg)
- Hoxhë Irfan Salihu aktualisht jeton dhe vepron në qytetin e Prizrenit, si Imam në xhaminë "Suzi Zerrini" dhe
njihet për ligjeratat e tij në tribunat e ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit .
- U lind më 1971 në qytetin e PRIZRENIT, ku edhe me sukses e përfundoi shkollimin fillor, Më pas i vazhdoi studimet në medresenë e mesme
Alauddin në Prizren. Pas përfundimit të medresesë, i vazhdoi në qytetin e Medines. Mirëpo, për shkak të disa rrethanave familjare,
u detyrua ti braktisë ato përkohësisht për tju rikthyer librave sërish pas një viti e gjysmë, por kësaj radhe në shtetin e Jordanisë .
- Këtu, hoxha Irfan Salihu e përfundoi fakultetin e Sheriatit në degën fikh-usul, në vitin 1999. Njëherit gjatë periudhës së studimeve,
hoxha e pati fatin që ti bashkohet karavanit të gjatë të nxënësve të dijetarit të mirënjohur shqiptarë Muhamed Nasirudin Albani, zoti e pastë mëshiruar.
- Poashtu, hoxha është përkthyes dhe recenzent i shumë librave me karakter fetarë. Prej të cilave ta mësojmë Islamin dhe disa tregime për femijë jane
shumë te njohura për lexuesin shqiptarë, veqanërisht përmes setit të librave Biblioteka familjare .
Official fb: <!-- m --><a class="postlink" href="https://www.facebook.com/DrIrfanSalihu" onclick="window.open(this.href);return false;">https://www.facebook.com/DrIrfanSalihu</a><!-- m -->
If i helped you on you'r topic, use +REP button.
![[Image: wivcpk.gif]](http://i60.tinypic.com/wivcpk.gif)



