06-01-2023, 08:47 PM
![[Image: whatsapp.jpg]](http://hicomm.bg/web/files/articles_gallery/201212/27474/whatsapp.jpg)
Në softuerin e saj të famshëm për komunikim, Whatsapp tani është duke e
shtuar edhe mundësinë për të incizuar dhe për të dërguar mesazhe me zë.
Funksioni i ri besohet se do ta ndihmojë kompaninën e famshme të konkurrojë kundër
rivalëve të mëdhenj si Facebook Messenger, WeChat, Voxer dhe BBM, të cilat
tashmë e ofrojnë funksionin.
Whatsapp ka thënë se ka arritur në 300 milionë përdorues, të cilët e përdorin
aplikacionin së paku një herë në muaj.
Një analist tha se shtimi i funksionit të mesazheve zanore duhet ta ndihmojë
kompaninë për të rritur popullaritetin e saj në pjesë të botës e cila është në zhvillim.
Burimi: Albnews.al
every game begins with
eSportsKosova
eSports and Professional Gaming Community
eSportsKosova
eSports and Professional Gaming Community


