Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
3 VJET ESK
#1
[Image: esk3vjetlogo.png]
Sot, më datë 08.06.2013, bëhen 3 vite që nga momenti i lansimit të eSportsKosova. Gjatë kësaj periudhe, kemi ecur përpara duke bërë ndryshime të mëdha në kuadër të forumit, të cilat kanë shkuar në favor të komunitetit dhe adhuruesve të lojërave elektronike. Në këtë ditë, ne duam të ju falënderojmë të gjithë juve, që keni dhënë kontributin tuaj për të arritur këtu ku jemi.


Historiku i shkurt i eSportsKosova.com
Quote:Përgatitjet në kuadër të portalit dhe forumit zgjatën disa ditë, para se faqja përfundimisht të lansohej për përdorim nga të gjithë. Pritjet e njerëzve prapa këtij projekti ishin të mëdha, duke pasur parasysh punën që ishte bërë në këtë drejtim.

Qysh në ditën e parë të lansimit, pra saktësisht para dy viteve, u pa se suksesi nuk do të mungonte, nga fakti se gjatë asaj dite në forum u regjistruan mbi 170 anëtarë dhe u hapën rreth 93 tema të reja.

eSportsKosova vazhdoi kështu për disa muaj me radhë, por jo edhe aq gjatë sa ishte parashikuar nga stafi i atëhershëm. Për shkak të aktivitetit jo të mjaftueshëm, ra edhe interesimi nga anëtarët e rinj, gjë që detyroi themeluesit e këtij komuniteti që faqën t’ia kalonin në administrim personave të tjerë.

Këto ndryshime brenda stafit, duke filluar nga kryesia e deri tek moderatorët, rezultuan të suksesshme. Jo vetëm që portalit iu rikthye nami i fituar ditëve të para të ekzistencës, por edhe u shumëfishua aktiviteti.

Me temat dhe kategoritë e reja që pasonin dita-ditës, komuniteti sa vinte e zgjerohej më shumë. Numri i anëtarëve u rrit në mënyrë drastike, e që nga ajo kohë, afërsisht 1000 anëtarë të rinj u regjistruan çdo muaj në eSportsKosova.com.

Portali gjatë kësaj kohe vazhdoi me informimin e lexuesve rreth ngjarjeve më të reja në skenën vendore, ndërsa forumi ofroi shumë mundësi të reja për anëtarët, e veçmas për organizatorët e turneve.

Sot, forumi përbëhet nga 317766 anëtarë të regjistruar, të cilët kanë hapur 35426 tema të reja dhe kanë postuar gjithsej 310315 herë.
Gjithashtu, faqja jonë zyrtare në rrjetin social facebook, aktualisht pëlqehet nga 13,818 persona.

Ju sigurojmë se ne do të vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë dhe punën e palodhshme drejt avancimit edhe më të madh të lojërave elektronike, sepse ky është qëllimi ynë. Shpërblimi i vetëm që do të donim në këtë rrugëtim, është mbështetja juaj.

Me rastin e 3 vjetorit të eSportsKosova, ne do të organizojmë një turne LAN, i cili do të zhvillohet në Prishtinë, duke filluar nga dita e shtunë. Po ashtu, do të ketë ndryshime në pamjen e forumit, siç janë: Rank, Logo, Icon etj...


Duke iu falënderuar për përkrahjen e madhe dhe besimin që keni treguar ndaj nesh, ju premtojmë se shumë shpejtë do të ketë edhe befasi të tjera nga ana jonë.

Me respekt, stafi i eSportsKosova.com.

Ndryshimi i Rank
[Image: GHLDkRc.png][Image: hlxyaGK.png][Image: Z3x48_TT.png]
[Image: bk3pTW2.png][Image: V8tPtpP.png][Image: GYbkLVH.png][Image: fyNx1IB.png]
[Image: ARHoADQ.png][Image: a3df99t.png][Image: VV1ImWE.png][Image: NqTDmhG.png]
[Image: rP63Ntq.png][Image: eeDqeUU.png][Image: 6wKXWKW.png][Image: gpBntpm.png]
[Image: 9hqvhJf.png][Image: BXQ7bKy.png][Image: 9x402Fw.png][Image: j4qsZTL.png]
[Image: Jb3YAAn.png][Image: yg3pYrr.png][Image: 8QDijPJ.png]

[Image: bgheaderbar1.jpg]

Regards
ESK STAFF
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
n1 ESK, new rank, gjithqka *NEW, brawo esk

weq perpara .
If i helped you on you'r topic, use +REP button.

[Image: wivcpk.gif]
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
Urime dhe faleminderit te gjithve per perkrahjen qe na keni dhan <3
Quote:• Ju lutem lexoni dhe respektoni rregullat e forumit
• Ju lutemi të jeni i qartë me pyetjet tuaja apo me problemet , ne do të ju ndihmojmë në zgjedhjen e problemit shpejt
• Për problemet ju lutemi të na jepni detaje duke hapur temën tek Kërko ndihmë

• Nëse keni nevojë për ndonjë çështje private ju lutem dërgoni PM(Private Message) tek Administratorët ose Supermoderatorët
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
Valla u bon 3... Po shkojn si uji e hajt... Urime kejtve e njekohesisht faleminderit kejtve qe kan zgjedh me kalu kohen me neve e me nda momentet e gzimit, argetimit etj... Me kejt neve n'ket komunitet si eSportsKosova.
Edhe 1 her, Urime e ishalla kalojm edhe shum e shum tjera bashk!

1
[Image: aph8y8.png]
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
esk gjith ma e fort ma e mir veq perpara
الله

[Image: oY8lLe2.png]
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#6
Me pun mbrrihet gjithqka e kta e ka deshmu ESK. Bravo
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#7
butA- Wrote:Me pun mbrrihet gjithqka e kta e ka deshmu ESK. Bravo
[Image: 2roj11t.png]
[steamid]DionnisA[/steamid]
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#8
Urime Urime gjith Stafit edhe antarve hahaTongue
(ALL-LLAH is one)
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#9
Ma mire s'ka, veç lodhesh!
[Image: 76561198060309084.png]
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)