12-23-2020, 10:53 AM
![[Image: seagate-3TB-300x300.jpg]](http://www.gadgetvenue.com/wp-content/uploads/2010/05/seagate-3TB-300x300.jpg)
Seagate ka filluar me shitjen e Barracudave XT me 3-terabajt. Këto disqe vijnë në shtëpizë prej 3.5-inçësh, kanë nga 64 MB cache, pllakat ju rrotullohen në 7,200 rpm, e në kompjuter kyçen përmes SATA ndërfaqe 6-gigabitëshe.
Koha e kërkimit është deklaruar në 8.5 ms, e gjatë punës disku prodhon maksimumin prej 32 decibel zhurmë. Prodhuesi dërgon edhe softuerin DiscWizard i cili edhe kompjuterëve të vjetër ua mundëson përdorimin e kapacitetit të plotë të diskut.
Çmimi i propozuar për shitje i Barracuda XT-së prej 3-terabajt për tregun amerikan është 280 dollarë. Kohëzgjatja e garancisë është pesë vite.

