Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Blog të lojtarëve të njohur
#1
Ne kete teme qe e hapa, i postoj blog te lojtareve te njohur te ekipeve nderkombetare, te cilat i shkruajne vete ata..

Per fillim, e kom perkthy nje blog te lojtarit te fnatic, Xizt.
[Image: 76561198060309084.png]
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Richard 'Xizt' Landström

Akoma nuk mund të besoj që ne e fituam IEM.

U ndjeva shumë mirë që mposhtëm mTw në finale. Nuk mendoj se kam fituar ndonjëherë ndaj mTw në ndonjë ndeshje të playoff-it më herët, kur isha në H2k ata na mposhtën neve në Dreamhack Summer, 2-0 në mapa. Në Dreamhack e fundit, ata na mposhtën neve në semifinale, kur unë luajta në Lions me 2-0 në mapa. Unë kam fituar ndaj tyre vetëm online në turneun fnatic play, por ajo ishte online, kështu që është storie tjetër.

Ne do të pushojmë tani një apo dy javë, gjë që e vlerësoj shumë pasi kam luajtur SHUMË muajin e kaluar, dhe në mënyrë të qartë kjo u shpagua. Mendoj se pata 99.9 orë të luajtura kur ne lamë Gothenburg për të shkuar në Kiev, qëllimi im ishte të kem 100orë, por unë do provoj të arrijë më shumë se 100 para CeBIT. Ne do të fillojmë të luajmë me ekipin sërish më 7 shkurt.

IEM World Championship.
Do të jetë hera ime e parë që e vizitoj Gjermaninë dhe CeBIT. Unë vetëm kam ndëgjuar se ne jemi në të njëjtin grup me SK, Lions, Na´Vi dhe me ekipin e ri të EG.. që do të jetë mjaft interesant, me shpresë që ne do të arrijmë në playoff, por do të jetë vërtetë vështirë. Do të jetë kënaqësi të luajmë kundër SK përshkak të historisë që kanë ekipet me njëra-tjetrën, ndeshja ime e parë kundër SK me fanelën e fnatic, “el classico” e Counter-Strike.

Dëshirona neve fat në IEM World Championship! Ne do të mundohemi që të sjellim në shtëpi titullin për fnaticMSi!

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=YyBwqAFrO6w[/youtube]

E kam dëgjuar këtë këngë para çdo ndeshje në Kiev për t’u motivuar!
[Image: 76561198060309084.png]
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
Patrik 'cArn' Sättermon

Ka kaluar mjaft kohë që nga blogu im i fundit, kështu që pse jo një përditësim i vogël nga jeta e Patrikut.
Ne filluam të luajmë pasi shijuam pak kohë të nevojshme pushimi, dhe ka filluar të ndjehet sikur ne jemi në gjysmë të rrugës, duke pasur edhe 8 ditë tjera për të ushtruar.

Për të shpejtuar procesin e kthimit në formë, unë vendosa të shkojë në shtëpinë time në Suedi, larg gjithë çmendurisë që një qytet si Londra e ofron.
Arsyja e dytë e kthimit tim në shtëpi është macja e familjes, që ka nevojë për një përkujdesje të përkohshme, pasi prindërit e mi janë duke shijuar diellin në Meksikë për dy javë, që do të thotë se shoku im i vogël Murre ka nevojë për mua më shumë se kurrë.
Murre është i jashtëzakonshëm, pasi ai kënaqet duke më shikuar mua derisa luaj Counter-Strike, siç mund të shihni në fotografinë mëposhtë.

[Image: HRT5n33K.jpg]

Kjo është e gjitha për tani. Bootcampi ynë fillon javën e ardhshme dhe shpresojë që ne do të arrimë 100% tonë para IEM finals, që fillon me 1 Mars.

Patrik
[Image: 76561198060309084.png]
}}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 2 Guest(s)