Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Komprimimi i të dhënave
#1
Komprimimi i të dhënave

Shumë shpesh, një fajll mund të jetë i madh për ta kryer ndonjë operacion, p.sh. për ta ruajtur në disketë, ose për ta dërguar me e-mail. Në raste të tilla mund të përdoret procedura e komprimimit (ngjeshjes) së të dhënave që gjenden në fajll. Kështu, fajlli i njëjtë, do të zërë më pak hapësirë në memorie.

Komprimimi bëhet me programe të ndryshme. Windowsi e ka si pjesë të veten progamin për kompresim, që quhet WinZip. Për këtë arsye, shpesh në vend se të thuhet kompresim i fajllit, përdoret edhe shprehja "Zipim" i fajllit.

Për ta bërë komprimimin e një fajlli, pasi ta kemi zgjedhur fajllin ose fajllat, zgjedhim komandën (qoftë në menynë e kontekstit, qoftë nga menyra File): Add to Zip ose Add to Emri_i_Fajllit.zip. Me këtë rast hapet dritarja me informacione rreth programit WinZip. Nëse i pranojmë vërejtjet e dhëna, e shtypim butonin I Agree, me ç'rat edhe krijohet fajlli i komprimuar.

[Image: oggi6x.jpg]

Fajlli i zip-uar do ta ketë emrin e njëjtë, por tipi i tij do të jetë .zip.

Mund të kompresohen edhe disa fjalla përnjëherë. Procedura është e njëjtë, vetëm që në fillim bëjmë zgjedhjen e më shumë fajllave.

Fajlli i kompresuar nuk mund të përdoret drejtpërdrejt ashtu siç është. Ai së pari duhet të dekompresohet, d.m.th. të kthehet në formën origjinale. Dekomprimimi(Unzip) bëhet me të njëjtin program me të cilin është bërë edhe komprimimi.

E zgjedhim fajllin e zipuar dhe e zgjedhim komandën për ekstraktimin (nxjerrjen) e fajllit origjinal, nga ai i zipuar ose klikojmë dy herë mbi fajllin e komprimuar.

Kur të klikojmë dy herë fajllin për ta hapur, hapet dritarja e njëjtë si në rastin e komprimimit të fajllit.

Pasi ta shtypim butonin I Agree, hapet dritarja për punë me fajllin e kompresuar.

[Image: 16kqtfp.jpg]

Pas përzgjedhjes së fajllit, në menynë Action zgjedhim Extract..., me të cilën nxirret origjinali i fajllit të zipuar.

Pas këtij hapi, hapet edhe dritarja për ruajtjen e fajllit të dekomprimuar.

Në versionin Windows XP, ekziston edhe komanda për komprimimin e folderit. Me shtypjen e tastit të djathtë të miut, në menynë e kontekstit paraqitet edhe komanda Send To|Zipped folder. Në këtë rast bëhet komprimimi i folderit.


Mësimi i shkruar nga Armand
ITUTORIALS
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
i madh je halla 1 thenks e ki ato me vler Big Grin

flm qe je mundu per ket pun

qe e doni Win Zip e kinin ne linkun me posht

http://esportskosova.com/forum/viewtopic...ip#p148302
~ Zombie Plague 24/7 ~

••• 193.192.59.209:27777 •••

Online Server
[Image: b_560_95_1.png]

[Image: b_350_20_692108_381007_FFFFFF_000000.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)