10-05-2021, 08:29 PM
![[Image: dcf0943ec9.jpg]](http://i.lulzimg.com/dcf0943ec9.jpg)
Asnjëherë më parë nuk ishte parë një parashikim i motit si në kanalin amerikan të lajmeve “WJBF”, pjesë e rrjetit gjigant “ABC”.
Ndërsa vajza e parashikimit të motit u shfaq në televizion për të bërë parashikimin e zakonshëm, i dashuri i saj doli përpara kamerave, u ul në gjunjë dhe i kërkoi të martoheshin në mënyrë tërësisht të papritur, shkruan tabloidi britanik "Mirror".
E shtangur, prezantuesja Jenna Lee Thomas mundi të thonte vetëm “të dua” dhe u puth përpara miliona shikuesve, duke pranuar kështu të bënte hapin madhor në jetë.
Ndërkohë, në faqen e internetit të kanalit televiziv, shikuesit të zbavitur komentonin: “Moti për nesër? Pa re aq sa të sheh syri”, ndërsa të tjerë vlerësonin guximin e partnerit, që rrezikoi duke bërë propozimin live, pasi në rast se do të ishte refuzuar, do të ishte bërë një “turp kombëtar”. /albeu.com/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=E5fEIQU8rOM[/youtube]


![[Image: 1zfh309.gif]](http://i42.tinypic.com/1zfh309.gif)
![[Image: graphic.png]](http://csgo-stats.com/fidansh36/graphic.png)
