Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Si të instalojmë Ubuntu-n
#1
Pasi që kemi shkruar Ubuntu në CD media , hapi i dytë me rradhë është që të instalojmë Ubuntu. Gjithë instalimi do të jetë në gjuhën shqipe falë programerëve dhe përkthyesëve që kanë marrur pjesë në këtë projekt me kod burimor të hapur.
Para se të fillojmë instalimin duhet të jemi të sigurt se kur e fillojmë kompjuterin se cila pjesë hardware-ike do të ketë prioritet në fillim, këtë mund të konfigurojmë në BIOS në mënyrë që CD-ROM të ketë përparësi ndaj Hard Disk-ut që mos të fillojmë nga disku në sistem operativ.
Për këtë nuk kam mundësi që të shkruaj ndonjë mësim sepse nuk është vetëm një prodhues i BIOS-it, ndryshon nga kompjuteri në kompjuter. Më shumë informata mund të gjeni në librat e pllakave amë apo na shkruani këtu emrin e BIOS prodhuesit tuaj për t’iu ndihmuar më shumë rreth çështjes.

Code:
1- FDD 2- CD-ROM 3- HDD

ose

Code:
1- CD-ROM 2- sipas dëshirës 3- etj

Pas përfundimit të hapit të mëparshëm e fusim CD-në brenda dhe e rifillojmë kompjuterin. Tash kompjuteri do të filloj në CD dhe mund të vazhdojmë më tutje me instalimin e Ubuntu-s.

Presim që të fillojë instalimi.

A.Pas një kohe të shkurt do të na shfaqet përpara një dritare ku dhe pasi që zgjedhim edhe gjuhën në Shqip do ju duket më familjare.
1. Në listë shikojmë për Shqip (mund të zgjedhni cilën do gjuhë).
2. Pastaj shkojmë në Instalo Ubuntu 10.04 (apo 10.10 nuk ka ndonjë ndryshim në proces.)

B.Këtu japim informata përreth kohës në regjionin në të cilën ndodhemi. Opsionet kenë “default” nuk kam prekur asgjë, e gjeti automatik. Nëse nuk e keni të saktë ndryshoni sipas krahinës dhe zonës suaj kohore.

C.Këtu do të pyeteni për gjuhën që do të përdorni në tastierë (keyboard). “Default” ka qenë Shiqp por mua më pëlqen standardi US kështu që:
1. Zgjidhni tuajin: USA – USA
1.1 Më poshtë mundeni që të provoni tastierën!
2. Vazhdojmë më tutje…

* Këtu duhet që të mendohemi mirë…!!!
Për të vazhduar instalimin kemi 2 rrugë, e para është që tash në D. të zgjedhim “Fshije dhe përdor gjithë diskun” dhe menjëherë të kapërcejmë në hapin F. kurse rruga e dytë është që unë e pëëlqej dhe ua këshilloj juve (manual, e avancuar) “Specifiko particionet në mënyrë manuale“… edhe nëse nuk keni eksperiencë besoj që nëse vazhdoni me këtë hap do të fitoni njohuri më tutje po ashtu dhe të manipuloni me diskun sipas dëshirës! Nëse jemi për rrugën e dytë kapërcejmë këtë hap (D.) dhe shkojmë në E.

D.Vazhdojmë duke zgjedhur kështu:
1. Klikojmë në “Fshije dhe përdor gjithë diskun”
2. Vazhdojmë me hapin F.

E.Vazhdojmë me hapin e gjatë. =)
1. Zgjedhim “Specifiko particionet në mënyrë manuale“.
2. Klikojmë Vazhdo dhe vazhdojmë sipas imazheve me radhë…

**Nëse gaboni diçka mos u brengosni… e kemi opcionin Rikthe!

E-1.Këtu nëse shikojmë mirë në foto do të shohim që disku që është në përdorim nuk ka pasur sistem operativ më parë. Kështu që mund të vazhdojmë, por ju që keni sistem operativ aktual që dëshironi të fshihni vetëm e zgjedhni diskun dhe klikoni Fshije dhe do të kthehemi prap të gjithë në faqen e njëjtë.
1. Klikojmë “Tabelë e re particioni“.

E-2. Një lajmërim që procesin që jemi duke bërë mund të rikthejmë, klikojmë Vazhdo…

E-3.Pasi tabela u formua tashmë kemi përpara skemën e diskut tonë, para se të vazhdojmë më tutje të bëjmë një diskutim se si do të manipulojmë me diskun. Nëse marrim shembull diskun tim edhe t’ua shpjegoj do të kuptoni më mirë sesa disa fjalë teknike që përshkrim pak por shpjegim të gjatë për të kuptuar.

Disku Im = 22.0GB apo 21989MB

Code:
Unë dua që të kem një pjesë të diskut për file-at e sistemit operativ që do të ketë një sasi 10GB. Tashmë disku prej 22.0GB një pjesë u nda nga hard disku por ende kemi edhe 12GB në dorë. Pasi që sistemi operativ do të ketë 10GB (edhe pse nuk shfrytëzon më shumë se 3GB nëse shikojmë teknikisht, prap një pjesë e madhe është e përdorshme. 10GB tjera dua që t'i kam për vetën si një disk "backup" ose për t'i vendosur ndonjë film apo diçka tjetër

Code:
... Analiza e parafundit 22.0GB disk tash mbetën vetëm 2GB tjera në dorë të papërdorur, d.m.th.: 10.0GB + 10.0GB + 2.0GB = 22.0GB


Supozojmë që këto pjesë që i kemi ndarë i thërrasim me titullin “sda“, sikur në Windows “drive letters” siç (C:, D:, E:, F:, etj) pjesa e parë (10.0GB) do të merrë emrin “sda1” dhe do të përdorët për sistem operativ dhe aplikacione tjera, pjesa e dytë (10.0GB) do të merrë emrin “sda2” dhe do të jetë një pjesë ku ne përdorim për çështjet tona apo pjesa që kemi në dorë, tash pjesa e tretë (2.0GB) do të thirrët “sda3” dhe kjo pjesë që u nda veçanërisht do të ndikojë në shpejtësinë e kompjuterit apo më saktësisht drejtpërdrejt në RAM apo page files ose swap files.

Pasi që kemi pak njohuri për punën çka jemi duke bërë mund të vazhdojmë më tutje, çdo hap do të heq mjegullën që e keni para syve, besoj që edhe ju mundeni të përdorni njëjtën procedurë për të ndarë diskun logjikisht në ndonjë fletë para se të vazhdoni më tutje. =)

1.Në tabelë zgjedhim pjesën ku shkruan “Hapësira e lirë” apo hard diskun e papunuar.
2.Prekim Shto.

E-4. Na hapet dirtarja ku mund të manipulojmë me diskun, së pari formojmë diskun primar ose atë që do ta përdorim për Boot ose do të ketë sistemin operativ në të.

1.Për diskun që përmban sistemin operativ gjithmonë duhet të jetë “parësor“…!!! Zgjedhim.
2.Tek madhësia sipas analizës që kemi bërë më lartë vendosëm që disku primar të ketë 10GB, por këtu na pyet që të shkruajmë në formë të megabyte-ëve. Mund të bazohem sipas tabelës si:
2.2

1GB = 1024MB
10GB = 10000MB
100GB = 100000MB
1TB = 1000000MB

2.3

Pasi 10GB = 10000MB unë sipas dëshirës mund të vendosi ndonjë vlerë mes 10000MB ~ 11000MB si shembull: 10200MB.
3. Vendndodhja e ndarjes për sistemin operativ gjithmonë të jetë në fillim. – Fillimi…
4. Këtu e zgjedhim formatin e diskut, nëse kthehem tek sistemi operativ Windows do të na kujtohen FAT16, FAT32, NTFS sikur sisteme të file-ave. Kjo pjesë është e rëndësishme për sistemin operativ, këtu bëhet fjalë se si sistemi operativ do të organizojë masat e file-ave që ndodhen në të. Për Linux zakonisht shfrytëzohen ext3 dhe ext4 journaling file systems. Pasi që ext4 është “default” mund të punojmë me të, edhe pse ext4 është më i riu. Kjo pjesë vlen vetëm për diskun apo particionin që do të punoj sistemi operativ, disket tjera nuk duhet të vendosim ndonjë file system extra derisa nuk kanë lidhje me atë pjesë ku punon Linux.
5. Tek pika e montimit e vendosim destinacionin se ku do të instalohet sistemi operativ në disk. Unë zgjodha në pjesën root dmth drejt në disk, jo në ndonjë folder të veçantë në disk. (sipas dëshirës…!!!)
6. Klikojmë OK.



***Nëse shikojmë tek grafiku dhe tabela do të vëreni që i kam theksuar se cili disk gjendet në cilin pjesë të grafikut.

E-5.Disku kryesor ku do të vendoset sistemi operativ u themelua, tash mund të vazhdojmë me tjerat.
1. Zgjedhim hapësirën e lirë që na ka mbetur.
2. Klikojmë Shto.

E-6.Edhe këtu i mbushim të dhënat duke u bazuar në informatat që i nxjerrim më lartë…
1. Lloji i ndarjes së re do të jetë logjike, sepse particioni që mban sistemin operativ veç sa u formua më parë tashmë e tutje të gjitha particionet tjera do të jenë logjike.
2. Madhësia e particionit, pasi që e zgjedhim që të jetë 10GB pjesa e dytë e diskut shkruajmë një vlerë rrethë 10000MB, në këtë rast unë e vendosa 9500MB sepse mendova që për të plotësuar pjesa e tretë rreth 2.0GB duhej edhe pak, por besoj që nuk ka shumë rëndësi për 500MB më pak sasisë së kërkuar.
3. Vendndodhja do të jetë prap fillimi.
4. Përdoreni si: ashtu siç thashë përpos diskut (pjesës) kryesor që e ka sistemin operativ, tjerat nuk kanë nevojë për sistemim të file-ave, do të bazohen në sistemin operativ. Kështu që e zgjedhim “Mos përdor ndarjen“.
5. Klikojmë OK.

***Bazohuni në grafikun dhe ngjyrat e particioneve në tabelë.

E-7.Së fundi për pjesën e tretë të diskut vazhdojmë kështu:
1. Zgjedhim hapësirën e fundit të lirë.
2. Klikojmë Shto…

E-8.Mbushim të dhënat me informata që i kemi të shkruara…
1. Lloji i ndarjes do të jetë logjikisht po ashtu.
2. Madhësia: nuk kemi çka të shkruajmë diçka sepse pjesa\sasia e fundit që është e pranishme.
3. Vendndodhja e ndarjes do të jetë në fund, edhe pse është pjesa e fundit besoj që mos te kishim zgjedhur nuk do të na dilte ndonjë problem.
4.Përdore si “hapësira swap” sepse kjo pjesë do të përdoret në një mënyrë tjetër, në fund kur mbaron instalimi kur të shkojmë në kompjuter do të shihni se nuk do të jetë i pranishëm, pra kjo pjesë do të shfrytëzohet në formë aktive.
5. Klikojmë OK.
****Hapësira swap bazohet krejt se sa kemi RAM, sasinë e RAM-it fizik e shumëzojmë me 1.5 dhe sa na del e përdorim si hapësirë swap. Shembull 1GB RAM x 1.5 = 1.544MB hapësirë swap. Nuk është e domosdoshme, por nëse shfrytëzohet do të ketë ndikim të madh!

***Bazohuni në grafikun dhe ngjyrat e particioneve në tabelë.

E-9.Së fundi shikojmë tek pjesa Ta formatizoj?
1. Nëse nuk kemi tick-un apo [V] duhet të shtojmë vetëm tek pjesa e sistemit operativ më së lehti mund të vëreni duke shikuar tipin, nëse është ext4 apo diçka tjetë përpos swap vendoseni tick-un.
2. Vazhdojmë…

F. Vazhdojmë duke mbushur të dhënat sipas dëshirës duke u bazuar në kërkesë…

G.Verifikojmë që mos kemi gabuar dikun, dhe së fundi klikojmë Instalo!

Këtu mund të kalojmë ketë pjesë nëse nuk mund të pritni, kam instaluar në dy mënyra por nuk vrejta diçka ndryshim. Nëse gjej diçka do të shtoj më vonë…!!!

U mundova që ta shkruaj mësimin sa më thjeshtë dhe sa ma të kapshëm, besoj që nuk do të keni probleme nëse shkoni procedurën hap-pas-hapi. Nuk besoj që ka diçka dallim instalimi i 10.04LTS dhe 10.10. Desha që mos të shkojmë drejtë në më të riun, por t’ua sqaroj edhe si bëhet upgrade. Disa pika tjera si kur të keni Windows që të punoj së bashku me Linux do të kemi një temë të veçantë, mendova që materiali do të kishte qenë tejet i gjatë nëse do t’i vendosja këtu të dyjat.
J U V E N T U S <3
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
brravo njeri !
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
A bon me fomatizu pc e kom dell optiplex gx 280 me kto performanca
INTEL ® pentium 4 3.00 GHz
RaM 1Gb
VGA: 128 mb
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
The Wolf Wrote:A bon me fomatizu pc e kom dell optiplex gx 280 me kto performanca
INTEL ® pentium 4 3.00 GHz
RaM 1Gb
VGA: 128 mb
po munesh une me 512mb ram e pata instalu Fedora .

annttww ,ku e ki marr kete tuto
[Image: vloFgvK.gif]
"If you get, give. If you learn, teach.”
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)