Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
[Event] WEM 2010 [WMF win]
#10
SK me fitore të thjeshtë kundër PwR

Pavarësisht se luajnë me një zëvendësim, SK Gaming arritën të sigurojnë fitore të lehtë kundër ekipi finlandez, Power Gaming, duke fituar me rezultat 16-3 në de_train.

SK Gaming udhëtuan në Hangzhou pa Robert "RobbaN" Dahlström, për shkak që lideri i SK është i sëmurë që disa javë, duke përdorur lojtarin e lirë, Marcus "Delpan" Larsson si zëvendësues për turneun. Duke luajtur me një zëvendësim, duket se nuk ka ndikuar shumë te suedezët, pasi ata kaluan Power Gaming 12-3 si CT dhe nuk patën asnjë problem për të siguruar katër runde si Terrorist.

[Image: 32082675.png]

Suedezët në ndeshjen e radhës do të ballafaqohen me Natus Vincere, ndeshje që është planifikuar për të enjten nga ora 12:00, në de_train, derisa Power Gaming do të takohen me TyLoo në de_tuscan në lower-bracket, ndeshje kjo që është planifikuar të filloj nga ora 06:15.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#11
WMF dërgon EGC në lower-bracket

Evil Geniuses tani do të luftojnë në lower-bracket në WEM 2010, pasi u mundën nga WeMade FOX, kur dy ekipet u takuan në de_inferno.

Ndeshja e tretë e ditës, pa Amerikën të ndeshej me Koren Jugore, pasi Evil Geniuses u takuan me WeMade FOX në de_inferno. Duhet të theksuar se WMF ishin jashtëzakonisht të ndezur dhe të uritur për fitore. Duke qenë se rundet shkonin në të mirë të tyre, Koreano-jugorët vazhduan të shpërthejnë me britma dhe brohoritje, ndërsa ishte mjaft qetë në kampin e EG.

Duke përfunduar një përformancë të fortë si Terrorist, me Bum-Gi "peri" Jung në një nga rolet kryesore, WMF siguruan avantazhin 11-4 në pjesën e parë. Tani duke luajtur si Terrorist, EG dështuan për të marrë një rund të vetëm, para se WMF të siguronin pesë, për të fituar 16-4.

[Image: 1288786614.21.jpeg]

WeMade FOX vazhdojnë më tutje në semi-finale të upper-bracket, ku ata do të takohen me fnatic ose Frag eXecutors. Evil Geniuses do të luaj me humbësin e kësaj ndeshje, derisa të dy këto do të zhvillohen nesër.

Ndeshja e fundit e ditës dhe padyshim njëra nga më interesantet, do të sheh përplasjen mes fnatic dhe Frag eXecutors, e planifikuar të filloj në ora 14:15.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#12
FX mposhtin fnatic në ndeshjen e fundit të ditës

Frag eXecutors kanë mposhtur fnatic 16-10 në de_nuke, fitore që u jep atyre të drejtën të luajnë kundër WeMade FOX në semi-finale të upper-bracket.

Ndeshja e fundit e ditës ishte një nga ato që duhej shikuar, duke ditur se fnatic dhe Frag eXecutors do të ballafaqoheshin në de_nuke. Polakët filluan si Terrorist dhe panë suedezët të fitonin pistol-round. Por, më shumë nuk shkoi në favor të fnatic në pjesën e parë, pasi FX ishin mbi fnatic, duke kryesuar 12-3 në fund të pjesës së parë.

Me FX që fituan pistol-round si CT, u dukë sikur loja mbaroi për fnatic. Por, nuk përfundoi këtu, duke parë FX të kenë 14 runde, nuk i shokoi fnatic, pasi ata filluan të fitojnë disa runde. Pavarësisht se morën 7 runde si Terrorist, nuk ishte e mjaftueshme për fnatic të ndalonin fitoren e FX, që realizuan fitore me rezultat 16-10.

[Image: 92737250.png]

FX do të takohen me WeMade FOX në semi-finale të upper-bracket, planifikuar për nesër, ora 14:15. fnatic do të luaj me Evil Geniuses në lower-bracket, dhe gjithashtu edhe kjo ndeshje zhvillohet nesër, nga ora 08:30.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#13
UPDATE

- Ndeshjet per neser, dita e dyte!
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#14
fnatic eleminohen nga WEM pas humbjes ndaj EG

Evil Geniuses kanë dërguar në shtëpi ekipin fnatic pas një beteje në de_dust2, ku u deshën tri vazhdime për të zgjedhur fituesin.

Në ndeshjen më intensive deri më tash të turneut, ekipi amerikan Evil Geniuses ka eleminuar nga turneu ekipin suedez, fnatic. Ndeshja filloi me fnatic si Terrorist dhe ishin suedezët që kryesuan të shumtën e kohës, por jo shumë, pasi EG arritën të mernin 6 runde. Në pjesën e dytë, me EG tani si Terrorist, ishin përsëri fnatic që filluan më mirë dhe dukej sikur ata do të arrinë fitore. Por, EG u rikthyen, duke e barazuar rezultatin dhe tani ndeshja kishte nevoj për vazhdime, që të vendosej fituesi.

Në tri vazhdimet e nevojshme, ekipet vazhduan të bënin ato kthimet e vogla, por në fund, ishin EG ata që fituan në vazhdimin e fundit; 1-2 si CT dhe 3-0 si Terrorist.

[Image: 1288863877.99.jpeg]

Kjo është hera e dytë radhazi që fnatic mposhtën nga amerikanët, hera e fundit ishte në MSI BEAT IT finals në Beijing. Evil Geniuses do të vazhdojnë të luajnë në lower-bracket në WEM, ndërsa fnatic është ekipi i dytë që eleminohet nga turneu, duke përfunduar në vendin 7-8 me vetëm $4,000.

Ka qenë kohë e gjatë që kur fnatic u eleminuan kaq herët nga ndonjë turne, për herë të fundit në DreamHack Summer 2010, ku humbën nga H2k Gaming në çerek-finale.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#15
WMF arrinë fitore të ngushtë kundër FX

WeMade FOX kanë kaluar në finale të upper-bracket, pasi shënuan fitore 16-14 ndaj Frag eXecutors në de_inferno.

Ndeshja e fundit e ditës, pa një përsëritje të finales së e-Stars Seoul 2010, duke përmbajtur ekipet WeMade FOX dhe Frag eXecutors. Duke filluar si CT, WMF arritën të siguronin 10 runde, derisa 5 shkuan për FX. Në pjesën e dytë, FX luftuan për ta kthyer rezultatin dhe në fund ndeshja u desh të zgjidhej nga dy lojtarë.

Përfundoi me Bum-Gi "peri" Jung, i cili luajti një lojë solide dje, që duhej ta fitonte rundin përfundimtar për Koreano-Jugorët. Jung e fitoi situatën 1-me-1 dhe WMF vazhduan më tutje, me fitoren 16-14 kundër FX.

[Image: 99328610.png]

WeMade FOX do të takohet nesër nga ora 14:15 me SK Gaming në de_dust2, që është finalja e upper-bracket në WEM 2010. Frag eXecutors u dërguan në lower-bracket, ku ata do të ballafaqohen me TyLoo, ndeshje që është planifikuar për orën 08:30 në de_nuke.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#16
UPDATE

Ndeshjet per neser, HLTV IP (Day3)
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#17
FX eleminojnë TyLoo nga WEM

Frag eXecutors kanë eleminuar TyLoo në World e-Sports Masters, pas fitores 16-9 të polakëve në de_nuke.

Dy ekipet, që luajtën ndeshje të barabartë 15-15 në de_train në WCG 2010, duhej të luanin për largimin e njërës nga turneu dhe vazhdimin e tjetrës më tutje në lower-bracket. Duke filluar si Terrorist, FX patën një rrjedhë të shkëlqyeshme kundër mbrojtjes së TyLoo, duke e përfunduar pjesën e parë 9-6 në favor të tyre.

Duke luajtur si CT, FX përfunduan punën që e filluan si Terrorist në pjesë të parë, duke marrë 7 runde për rezultatin 16-9 dhe për të vazhduar më tutje në lower-bracket të World e-Sports Masters 2010.

[Image: 45606517.png]

Kundërshtari i radhës për Frag eXecutors do të jetë fituesi i ndeshjes së dytë nga lower-bracket, ndërmjet Natus Vincere dhe Evil Geniuses.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#18
Na´Vi dërgon në shtëpi EG

Natus Vincere kanë eleminuar Evil Geniuses në World e-Sports Masters 2010, me fitore solide 16-3 në de_tuscan.


Duke luajtur në de_tuscan, njëra nga mapat më të balancuar, Na´Vi filluan si Terrorist. Fitimi i pistol-round e nisi demonstrimin e fuqisë nga skuadra ukraniane, duke mos lënë shumë të shkojë në favor të EG. Edhe një herë, si shumë herë më parë, Yegor "markeloff" Markelov tregoi se pse ai konsiderohet nëse jo më i miri, atëherë në mesin e AWP´erëve më të mirë në botë. Pas një shfaqje të shkëlqyeshme, 13-2 ishte rezultati në fund të pjesës së parë për Na´Vi.

Na´Vi gjithashtu fituan pistol-round në pjesën e dytë dhe fitorja dukej afër. Na´Vi lejuan vetëm një rund t'i rrëshqiste nga duart, para se të vënin gozhdën e fundit në largimin e EG nga WEM, me fitoren 16-3.

[Image: 78392935.png]

Na´Vi tani do të ballafaqohen me Frag eXecutors, ndeshje që do të zhvillohet të shtunën në de_train, e planifikuar të filloj nga ora 09:45.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)