08-15-2021, 08:46 PM
Idetë që vlejnë të shpërndahen, janë motot që fuqizojnë aktivitetet e quajtura “TEDx” të cilat organizohen në mënyrë të pavarur nga breni TED, në vende të ndryshme të botës, dhe së fundi një e tillë në fillim të këtij viti ishte mbajtur edhe në Prishtinë.
Ngjarja TEDxPrishtina sjellë në një vend opinione dhe lider të biznesit prej të gjitha pikave të jetës për të dëgjuar folësit më të njohur dhe për të dëgjuar idetë e tyre që ia vlen të shpërndahen, dhe gjithashtu të inspirohen dhe të përjetojnë një ambient të bukur dhe argëtues.
Në kuadër të listës së folësve gjatë kësaj jave në TEDxVienna që u mbajt me 22 tetor në Vjenë, dhe që mblodhi folës prej veriut, jugut, lindjes e perëndimit, u pa edhe emri i Albin Kurtit, politikanit të njohur nga Kosova që është i njohur si lider i lëvizjes “Vetvendosje”, forcës së tretë politike në Kosovë.
Në biografinë e tij të listuar në <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.tedxvienna.at" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.tedxvienna.at</a><!-- m --> përshkruhet sesi Albin Kurti në moshën 22 vjeçare i ishte bashkuar Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në vitin 1997, dhe shumë shpejt pas kësaj ai u bë oficer ndërkombëtar. Gjatë demonstratave historike të studentëve në Prishtinë me 1 tetor 1997, e shtypur në formë brutale nga policia e Millosheviqit, Kurti ishte një prej liderëve të demonstratave. Më tej përshkruhet sesi është arrestuar gjatë fillimit të bombardimeve të NATO’s në Serbi si rrjedhojë e gjenocidit serb në Kosovë, dhe pasi dënohet me 15 vite burgim në vitin 2000, Kurti lirohet në vitin 2001 si rezultat i presionit ndërkombëtar.
![[Image: akurti_tedxvienna_567504252.jpg]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/2011/akurti_tedxvienna_567504252.jpg)
Albin Kurti në fjalimin e tij në TEDxVienna të cilin mund ta ndiqni më poshtë, ka shpalosur një fjalim të gjerë dhe të detajuar mbi sistemin politik në Kosovë dhe mbi keqpërdorimet e mëdha nga pushteti vendor dhe ndërkombëtar. Ai ka shpalosur disa krahasime të detajuar mbi shpenzimet e panevojshme të buxhetit vetëm për luksin e pushtetit, pastaj mbi rrogat e majme të përfaqësuesve ndërkombëtar dhe mbi rrogat e vogla të qytetarëve të Kosovës, mbi protektoratin e çrregullt ndërkombëtar në Kosovë , etj.
Fjalimi i Albin Kurtit u përshëndet me duartrokitje dhe brohoritje prej mysafirëve në sallë.
Albin Kurti TEDxVienna Part1
Albin Kurti TEDxVienna Part2
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)




![[Image: 2eujuh0.jpg]](http://i41.tinypic.com/2eujuh0.jpg)