Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
JustBeamIt: Shpërndani skedarët edhe nëse s’ka mbaruar ngark
#1
JustBeamIt: Shpërndani skedarët edhe nëse s’ka mbaruar ngarkimi


[Image: JustBeamIt_380568056.jpg&size=article_medium]

Uebfaqet që ofrojnë shërbime për ngarkim online të skedarëve e ofrojnë një mundësi mjaft të mirë e cila kursen mjaft shumë kohë. Së pari ju duhet ta ngarkoni skedarin tuaj dhe të prisni derisa të ngarkohet- ngarkimi mund të marrë kohë, varësisht nga madhësia e atij skedari dhe shpejtësia e internetit të ngarkuesi; pastaj pranuesi i skedarit duhet të klikojë në URL-në e skedarit dhe të pres për të që ta shkarkojë. Do të ishte më e shpejtë nëse pranuesi do të mund ta shkarkonte skedarin derisa ju jeni duke e ngarkuar. Kjo arrihet nëpërmjet shërbimit në ueb të quajtur “Just Beam It”.

Just Beam It është një shërbim i shkëlqyer HTML5 i bazuar në ueb që ofron shkëmbim të skedarëve në “peer” në një rrugë të mirë. Ju mund të filloni ta përdorni faqen duke mos pasur nevojë që të regjistroheni. Sapo ta keni vizituar ballinës e kësaj faqeje ju mund të vendosni skedarë në dritare ose ta përdoni butonin e shfletuesit për të shfletuar në skedarët tuaj. Kur keni shtuar skedarët fillon edhe ngarkimi i tij; derisa kjo të kryhet ju mund ta dërgoni URL-në e skedarit tek ndokush. Kur ai e viziton URL-në ai mund ta fillojë shkarkimin e skedarit derisa ju jeni ende duke e ngarkuar skedarin.

URL-ja e paraqitur është për vetëm për një përdorim; pasi që skedari të shkarkohet, URL-ja skadon.

Veçoritë:
  • Një shërbim i përshtatshëm për përdoruesin

  • I bazuar në HTML5

  • Ua mundëson shkëmbimin e skedarëve me të tjerët

  • Të tjerët mund ta fillojnë shkarkimin e skedarëve derisa ju jeni duke i ngarkuar ato/pcworldalbanian
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)