Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S
#1
Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S

[Image: brendia-iphone4s.jpg]

Ndërkohë që investitorët janë në hall me rënien e aksioneve të kompanisë Apple pas lançimit të iPhone 4S, në anën tjetër, kompanitë teknologjike po merren me vlerësimet dhe analizat për këtë produkt.

Kompania UBM Techinsights sot publikoi një analizë të pjesëve nga të cilat përbëhet iPhone i ri.

Sipas raportit të kësaj kompanie, vetëm pjesët e iPhone 4S 32-gigabajtësh, kushtojnë 203 dollarë.

Flash memoria në kapacitetin prej 32 GB është pjesa më e shtrenjtë me 38 dollarë e pasuar nga ekrani me një kosto prej 31 dollarësh. Procesori A5 është vlerësuar me 26 dollarë ndërsa moduli për komunikimin pa tela (wireless) 8 dollarë.

Sipas UBM Techinsights, çmimi i pjesëve të iPhone 4 me kapacitetin prej 8 GB vlerësohet në 156 dollarë.

Dje Apple njoftoi se modeli i ri, që vjen në 3 opsione ka çmimet e mëposhtme:
16Gb 199 dollarë, 32Gb 299 dollarë, ndërkaq, kësaj radhe i shtohet edhe opsioni me 64GB që do të kushtojë 399 dollarë.

E çka është edhe më interesante, iPhone 4 modeli 8GB (i vjetër) do të shitet tani për vetëm 99 dollarë, ndërsa modeli më i vjetër, ai 3GS, versioni 8Gb, do të jepet falas.

Shitja e 4S do të nisë më 14 tetor, ndërkaq para-porositë do të nisin më 7 tetor. /albeu.com/
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Iphone 4s 399$ shum lir pom doket bre ??
399$=287euro
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
iphone 3G falaS ? ather po shkojkan krejt me marr iphon 3g skan llogari ata kshtut ! ?
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
©JOSH Wrote:iphone 3G falaS ? ather po shkojkan krejt me marr iphon 3g skan llogari ata kshtut ! ?

Shum po kom qef me dit qka osht qekjo pun . . me siguri osht duhet me e ble p.sh iphone 4s edhe e merr fal iphone 3G 8 GB. . . se veq kshtu me shku me marr ska shasa . .
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
a veq n'amerik i jepin falas a edhe venet tjera?
[Image: aWJz8Dd.png][Image: BhlGcMf.png] [Image: SE5WhyG.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#6
O djem, iPhone 3GS ta japin falas nese bon kontrate me AT&T (si te na Vala, Ipko) per 2vjet edhe dmth ti duhesh me perdor numrin e tyne, e ata tel ta japin free.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#7
XLN7 -R- Wrote:O djem, iPhone 3GS ta japin falas nese bon kontrate me AT&T (si te na Vala, Ipko) per 2vjet edhe dmth ti duhesh me perdor numrin e tyne, e ata tel ta japin free.

Qajo osht Big Grin po i bjen falas se ti nuk pagun sen kur e merr, e per qata tani i thojn falas.

@Baam hiqja at pjesen e fundit se ska iPhone falas kun Big Grin
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#8
hahaa ku me marr mi pas iphone 3G falas ska lidhje a o 3sh a sash edhe 1 sh viq a o falas :{
[Image: 2eujuh0.jpg]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#9
Baam Wrote:
©JOSH Wrote:iphone 3G falaS ? ather po shkojkan krejt me marr iphon 3g skan llogari ata kshtut ! ?

Shum po kom qef me dit qka osht qekjo pun . . me siguri osht duhet me e ble p.sh iphone 4s edhe e merr fal iphone 3G 8 GB. . . se veq kshtu me shku me marr ska shasa . .
jo baam qe XLN7 NA SPJEGOJ FORT MIR ME KONTRAT DUHET ME BO ! Smile EDHE PER DY VJET DUHESH MI PAGU KA 20 EURO PER QDO MUJ ! QYSH E DIUN
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)