![]() |
|
Amazon po teston një ueb dizajn të ri - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Amazon po teston një ueb dizajn të ri (/thread-9946.html) |
Amazon po teston një ueb dizajn të ri - PRedaTor - 06-30-2021 Amazon po teston një ueb dizajn të ri Tableti i Amazon është një produkt i vërtetë dhe TechCrunch ka arritur ta testojë e të luaj paksa me të, ndërsa e vetmja gjë që ka mbetur është përgatitja e Amazon dhe në fakt ata duket se janë përgatitur. Për shembull, ueb faqja e Amazon momentalisht është duke u testuar në një ri-dizajn dhe jo vetëm që bëhet fjalë për diçka të këtillë, por mesa duket po bëhet fjalë për një ri-dizajn të përshtatur për tablet. Duke analizuar paksa më shumë në detaje mund të vërehet se synimi i ri ecën drejt një faqeje më në klasë, më spartane dhe më shumë e bardhë. Në fakt edhe më shumë ndjeshmëri ndaj prekjes. Padyshim që me rritjen e hapësirës për gishtërinj të trashë mund të nënkuptohet se po ecet tutje drejt ekraneve të ndjeshme në prekje. Reuters ka raportuar se faqet e reja kanë një shirit më të madh kërkues dhe ofrojnë më shumë hapësirë të bardhë për të lexuar e theksuar më mirë libra elektronik, lojëra dhe aplikacione nga Amazon App Store. /pcworldalbanian |