![]() |
|
Prototipi iPhone N94, a është ky iPhone 5? - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Prototipi iPhone N94, a është ky iPhone 5? (/thread-9457.html) |
Prototipi iPhone N94, a është ky iPhone 5? - PRedaTor - 06-19-2021 Prototipi iPhone N94, a është ky iPhone 5? Dalë ngadalë ashtu siç e ka zakoni, copëza të reja në lidhje me produktin e radhës të Apple po paraqiten në internet. Imazhi i radhës vjen nga macpost.net dhe ofron një shikim më të detajuar drejt pjesës së prapme të iPhone të radhës. Ky prototip është etiketuar si EVT dhe ka datën 7 qershor 2011. Ajo që është më interesante në këtë model është një etiketë N94 në pjesën e brendshme që duket se është numri i modelit të gjeneratës së ardhshme të iPhone. N94 është paraqitur për herë të parë në kodin e SDK’s në iOS 4.3. në atë kohë N94 ishte identifikuar si përkrahës i procesorit A5 që tani është procesor i shfrytëzuar në iPad 2. Në anën tjetër AT&T iPhone 4 ka një emërtim N90, kurse ai i Verizon ka N92. Që të dy kanë procesorin më të ngadalshëm A4. Gjithashtu sipas burimeve të macrumours.com, N94 ka një ndryshim në dizajn të antenës dhe nuk pritet të ketë ndërprerje të saj në anën e majtë sikurse është tani me modelin iPhone 4. Sipas MacRumours ky mund të jetë iPhone 5 i radhës dhe ka gjasa që dizajni të jetë i ngjashëm me iPhone 4... ndoshta edhe bëhet fjalë për një model më të lirë të iPhone 4... /pcworldalbanian. |