eSportsKosova - Gaming Community
35% e njerëzve përdorin tabletët në toalet - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: 35% e njerëzve përdorin tabletët në toalet (/thread-9303.html)



35% e njerëzve përdorin tabletët në toalet - WTF^.- 4Fun - 06-16-2021

[Image: f.0824002124616_210.jpg]

Sipas një studimi të ri, pronarët e kompjuterëve tablet duket se janë të dashuruar me pajisjet e tyre mobile, sa që i marrin ato me vete edhe kur shkojnë në toalet.
Staples Advantage ka realizuar një hulumtim me bizneset dhe me më shumë se 200 përfaqësuesit e tyre të cilët kanë deklaruar se posedojnë një kompjuter tablet
.

Anketa e realizuar me pronarët e tabletëve thotë se më shumë se 35 për qind e tyre i marrin ato me vete, edhe kur shkojnë në toalet. Për më shumë, respondendët e këtij hulumtimi gjithashtu e kanë pranuar se e marrin tabletin e tyre edhe kur shkojnë në restorant (30%), në pushime (60%), apo edhe në shtrat (78%).

Në anën tjetër, më shumë se 80 për qind e tyre gjithashtu kanë thënë se tableti u ndihmon atyre që të përmirësojnë balancin mes punës dhe jetës private.

Sa i përket toaletit, më herët ishte thënë se më shumë se mbi 75 për qind e njerëzve i pranojnë emailat e punës dhe ata privat gjatë qëndrimit të tyre në toalet.



Re: 35% e njerëzve përdorin tabletët në toalet - iceboy - 06-16-2021

2 Temat tjerat i fshina, nuk ki drejte 3 tema ne dit mi hap po veq 1 !

Lexoj Rregullat !


Re: 35% e njerëzve përdorin tabletët në toalet - WTF^.- 4Fun - 06-16-2021

iceboy Wrote:2 Temat tjerat i fshina, nuk ki drejte 3 tema ne dit mi hap po veq 1 !

Lexoj Rregullat !
Ktoo sjon tema po postime po nejse.