![]() |
|
Qysh Me Perballu Pikellimin? - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Diskutime për gjërat edukative (https://esportskosova.com/forum-37.html) +--- Thread: Qysh Me Perballu Pikellimin? (/thread-8907.html) |
Qysh Me Perballu Pikellimin? - BAAM - 06-08-2021 Qysh Me Perballu Pikellimin? ![]() Humbja e dikujt apo diçkaje që doni, është shumë e dhimbshme. Pas një humbje domethënëse, ju mund të përjetoni të gjitha llojet e vështirësive dhe emocioneve të pa pritura, sikur shoku, zemërimi dhe faji. Ndonjëherë mund të duket se pikëllimi nuk do të largohet kurrë. Përderisa këto ndjenja mund të jenë frikësuese dhe dërrmuese ,ato janë reaksione normale ndaj humbjes . Pranimi I tyre si pjesë e procesit të pikëllimit dhe lejimi I vetes për të përjetuar atë që po ndjeni është I nevojshëm për shërim . Nuk ka rrugë të drejt apo të gabuar të pikëllimit- por ka mënyra të shëndetshme për të përballuar dhimbjen . Ju mund t’ja dilni . Pikëllimi që përjetohet dhe shprehet ka potencial për shërim dhe e eventualisht për forcim dhe pasurim të jetës . Çfarë është pikëllimi ? Pikëllimi është një përgjigje normale ndaj humbjes . Është vuajtja emocionale që ju ndjeni kur dicka apo dikush që donit ju është marrë . Pikëllimi mund të lidhet me vdekjen e më të dashurve – ky lloj I humbjes shpesh shkakton pikëllimin më intenziv . Por çdo humbje mund të shkaktoj pikëllim,përfshirë : Shkëputje e një marrëdhënie ( ndarje) Humbje e shëndetit Humbje e punës Humbje e stabilitetit ekonomik Abort Humbje e kafshës shtëpiake Humbja e një ëndrre të ushqyer Sëmundja serioze e më të dashurve Humbja e miqësisë Humbja e sigurisë pas një traume Sa më domethënëse humbja,aq më intensive pikëllimi . Sido që të jetë , edhe humbjet e lehta mund të qojnë në pikëllim . P.sh., ju mund të përjetoni pikëllim pasi jeni shpërngulur nga vendbanimi , keni diplomuar nga kolegji, keni ndërruar punën , shitur shtëpinë familjare , apo të jeni graduar në punën që donit . Çdo njeri pikëllohet ndryshe Pikëllimi është personal dhe një eksperiencë e lartë individuale . Si ju pikëlloheni varet nga disa faktorë , përfshirë këtu personalitetin dhe stilin tuaj të përballimit, eksperiencat tuaja jetësore, besimin tuaj , dhe natyrën e humbjes . Procesi i pikëllimit kërkon kohë . Shërimi ndodhë gradualisht ; nuk mund të shtyhet apo shpejtohet . Për disa të tjerë,procesi I pikëllimit zgjatë me vite . Cilado që të jetë përvoja juaj e pikëllimit, është e rëndësishme të jeni të duruar me veten dhe të lejoni që procesi të shtjellohet natyrshëm . MITE DHE FAKTE PËR PIKËLLIMIN Miti : Dhimbja do të ikë më shpejt nëse ju e injoroni atë . Fakti : Përpjekja për të injoruar/mohuar apo mbajtur atë nga shfaqja , vetëm sa do ta keqësojë atë në kuptimin afatgjatë . Miti : Është e rëndësishme të jeni “ të fortë “ në përball humbjes . Fakti : Ndjenja e dhimbjes ,frikës,apo vetmisë është reaksion normal kundrejt humbjes. Të qarit nuk do të thotë se jeni të dobët . Nuk keni nevojë të “ mbroni” familjen apo shokët tuaj duke i vënë ata në frontin e guximit . Të shfaqurit e ndjenjave të vërteta mund të ndihmojë ju dhe ata . Miti : Nëse nuk qani d.m.th që nuk ju vjen keq për humbjen . Fakti : Të qajturit është një përgjigje normale ndaj dhimbjes/pikëllimit,por nuk është e vetmja. Ata që nuk qajnë mund të ndjejnë dhimbjen po aq thellë sa të tjerët . Ata thjesht kanë një mënyrë tjetër për ta shfaqur atë . Miti : Pikëllimi duhet të zgjasë një vit . Fakti : Nuk ka formë të duhur apo të gabuar të pikëllimit . Sa ai mund të zgjasë ndryshon nga personi në person . Baam Re: Qysh Me Perballu Pikellimin? - sLaapsh()T - 06-08-2021 a e din qysh um bjen loti kur sum pranojn ne turnir qaty pikllona pak kaj pse ata po e une jo um vjen pak inati mas 30 minuta gzohem e sene vene Re: Qysh Me Perballu Pikellimin? - Joshi - 06-09-2021 Brravo Baam Nuk Munesh Mi Hek Pikllimin per dikon qe e ki dasht ton jeten
Re: Qysh Me Perballu Pikellimin? - powrel. - 06-10-2021 volla une nuk muna kur tme dek dikush i afert ! e per juve sdi :S Re: Qysh Me Perballu Pikellimin? - PAiN. - 06-21-2021 kur dikon e ki dasht shum qaj trrin en zemer gjithmon :S psh shumices gjyshi ju rrin en zemer se krejt fmit me gjyshin knaqen :S p.s slapshot e ki dhi turnir hahah
|