eSportsKosova - Gaming Community
Apple iMac me 1,000 dollarë? - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Apple iMac me 1,000 dollarë? (/thread-8431.html)



Apple iMac me 1,000 dollarë? - sTOCk; - 06-01-2021

Çmimet e kompanisë Apple për kompjuterin e saj iMac fillojnë prej 1,199 dollarë, dhe me këtë një përdorues merr një model të tillë, i cili posedon ekran me diagonale prej 21.5 inç, procesor katër-bërthamor Intel i5, si dhe 4GB RAM memorie.

Tani, sipas një raporti të fundit thuhet se Apple do të lansojë një model të ri të iMac i cili i dedikohet tregut të edukimit, dhe i cili do të kushtojë jo më shumë se 1,000 dollarë.

iMac i ri me çmimin e zbritur do të vijë me ekran me diagonale prej 21.5 inç, procesor dy-bërthamor dhe 2GB RAM, si dhe hard-disk me 250GB. Grafika e këtij modeli thuhet se do të jetë AMD Radeon HD 6570M me 256RAM.

Modeli i ri i iMac do ta ketë këtë çmim edhe me shitjet me pakicë, ndërsa i njëjti thuhet se do të dal në treg në ditët e fundit të këtij muaji


Re: Apple iMac me 1,000 dollarë? - iceboy - 06-01-2021

1 teme ta fshina, lexoj rregullat tjeter her !


Re: Apple iMac me 1,000 dollarë? - BAAM - 06-02-2021

qaj1shi Wrote:1 teme ta fshina, lexoj rregullat tjeter her !

Kjo rregull vlen edhe per ty Wink