![]() |
|
Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në W - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në W (/thread-8283.html) |
Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në W - iceboy - 05-29-2021 Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në Windows 7
Kur punohet me dy monitorë, mund të jetë e vështirë që të punohet me një taskbar. Dual Monitor ofron një taskbar shtesë për monitorin e dytë. Taskbari shtesë është funksionon plotësisht sikur taskbari juaj parësor, i plotë me paraqitje me kohë/datë dhe pjesën për lajmërime. Klikoni me të djathtën e miut në taskbarin shtesë për t’u qasur në Properties, bllokojeni/zhbllokojeni ose dilni nga ai.Nga tabi i taskbarit në Properties, ju mund të paraqitni labelat, orën e sistemit, butonat në të dy taskbarët, të përdorni ikona më të vogëla, ta lini taskbarin që të fshihet automatikisht (auto-hide), të shihni lajmërimet, të ndryshoni vendin e taskbarit në ekranin e dytë dhe, së fundi, ju mund të zgjedhni që ky aplikacion të fillojë bashkarisht me sistemin Windows. Tabi i Windows Manager mund të përdoret për të veçuar monitorin që do të dëshironit që ta përdorni për aplikacione (për shembull, monitorin e parë apo të dytë) ose të kaloni në monitorë duke përdorur kursorin e miut. Dual Monitor është i zhvilluar për Windows 7 dhe Windows Server 2008 R2./pcworldalbanian |