![]() |
|
Evil Geniuses ndërrojnë dy lojtarë - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: Evil Geniuses ndërrojnë dy lojtarë (/thread-7999.html) |
Evil Geniuses ndërrojnë dy lojtarë - Jo :) - 05-25-2021 Evil Geniuses kanë njoftuar ndryshime në ekipin e tyre të Amerikës së Veriut me ndryshimin e dy anëtarëve. Pionierët e Amerikës së Veriut në Counter-Strike, ekipi Evil Geniuses, nuk kanë marrë pjesë në çdo turne qpas përfundimit në vendin e parë në ESEA Invite Season 8 Playoff dhe pikëpyetje në kohët e fundit janë rritur në atë se çfarë po ndodh me ekipin. Javën e kaluar morrëm përgjigjet, pasi organizata me bazë në Veri të Amerikës njofoti ndryshimet në ekip, duke i dhënë lamtumirë Danny "fRoD" Montaner dhe Tyler "Storm" Wood. Arsyeja për këtë vendim me largimin e këtyre dy lojtarëve nuk është dhënë në njoftimin e ndryshimeve në faqen e EG. Kjo dyshe u bashkua me EG në dhjetor të 2008, pas qëndrimit me compLexity që nga viti 2004, duke përfshirë edhe një kohë të shkurtër duke luajtur Counter-Strike: Source në CGS. Dyshja ka qenë duke luajtur krah për krah që nga viti 2004 dhe do të vazhdojë të bëjë kështu, pas largimit të tyre nga EG, pasi ata besohet për t'u bashkuar me një ekip të ri së shpejti. ![]() Bashkimin me EG e ka bërë Paul "pauLy" Guerboyan, i cili është vlerësuar nga komuniteti i SHBA për një kohë shumë të gjatë, se e ardhmja e tij në EG është ajo që komuniteti kanë qenë në pritje për të. Guerboyan bashkohet me EG nga ekipi amerikan i SK, në ekip të cilin ai u bashkua në muajin e kaluar, pas shpërbërjes së Fear Factory. ![]() Anëtari i dytë bashkuar është Jeff "hero" Mettetal, i cili luajti për compLexity në vitin 2010 herën e fundit që është parë, por që atëherë nuk ëshë paraqitur në ndonjë ekip të qëndrueshëm. Evil Geniuses tani kanë këtë përbërje: Andrew "Irukandji" Timmerman Derek "dboorN" Boorn Jeff "hero"Mettetal Jordan "n0thing" Gilbert Paul "pauLy" Guerboyan
|