![]() |
|
[Analizë]Laptopët më të mirë për muajin korrik 2011 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: [Analizë]Laptopët më të mirë për muajin korrik 2011 (/thread-7882.html) |
[Analizë]Laptopët më të mirë për muajin korrik 2011 - CowyFite - 05-24-2021 ![]() Laptopmag në një artikull të postuar në kuadër të portalit të saj ka prezantuar laptopët më të mirë për muajin korrik. Produktet e prezantuara aty zunë edhe vëmendjen tonë, dhe pavarësisht se ende nuk jemi afër sezonave të shpenzimeve për këtë pjesë të nevojave tona, asnjëherë nuk është vonë të gjeni një këshillë të mirë për një laptop që plotëson nevojat tuaja. Asus G74SX-A2 Asus G74SX-A2 është një prej modeleve më të mira për muajin korrik. Laptopi veçohet me ekran Full HD, SSD dhe Blu-ray, ndërsa përveç kësaj ai ka edhe fuqi të jashtëzakonshme për një përvojë maksimale në argëtim. Të mirat: Performanca, Dizajni i bukur dhe i mprehtë, tastiera e mirë, temperatura e ulët pavarësisht performancës së lartë dhe kualiteti i lartë i zërimit me THX Software. Të këqijat: I rëndë edhe pse është DRU (Desktop Replacement Unit), nuk ka softuerë për ueb kamerë. Lexoni më shumë rreth Asus G74SX-A2 në analizën e përgatitur nga laptopmag. HP Pavilion dm4t HP Pavilion dm4t me një trup të aluminit, lexues të shenjave të gishtërinjve dhe bateri të fuqishme, ky laptop është një zgjidhje e shkëlqyer me një çmim të mirë. Të mirat: Dizajni i bukur dhe i qëndrueshëm nga alumini, kualiteti i mirë i zërimit, lexuesi i shenjave të gishtërinjve, jetëgjatësia e baterisë, teknologji e përmirësuar CoolSense, etj. Të këqijat: kartela grafike e dobët dhe opsionet e kufizuara të konfigurimit. Lexoni më shumë rreth HP Pavilion dm4t në analizën e përgatitur nga laptopmag. MacBook Air 13 inçëshi është përmirësuar me një Core i5 edhe më të mirë, ka një tastierë të ndriçuar dhe përkrahje për Thunderbolt. Të mirat: Ekrani i ndritshëm dhe i mprehtë, tastiera e ndriçuar, performancë pothuajse e dyfishuar krahasuar me modelin e fundit, mbështetje për Thunderbolt, trackpad të fuqishëm, etj. Të këqijat: SD kartelat qëndrojnë jashtë kur vendosen në port. Lexoni më shumë rreth MacBook Air në analizën e përgatitur nga laptopmag. ThinkPad T420s ka një performancë të jashtëzakonshme, tastierë të shkëlqyer dhe ekran një rezolucioni të lartë, që asnjë 14 inçësh tjetër në këtë çmim nuk mund ta sfidojë. Të mirat: Dizajni i lehtë dhe i qëndrueshëm, Ekran me rezolucion të lartë, Performanca e fortë, Tastiera e shkëlqyer Të këqijat: jetëgjatësia e dobët e baterisë, zërimi jo cilësor, etj. Lexo më shumë rreth Lenovo ThinkPad T420s në analizën e përgatitur nga laptopmag. Marrur nga pcworldalbanian për eSportsKosova.com CowyFite |