![]() |
|
Mozilla planifikon të konkurrojë kundër Apple e Microsoft - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Mozilla planifikon të konkurrojë kundër Apple e Microsoft (/thread-7814.html) |
Mozilla planifikon të konkurrojë kundër Apple e Microsoft - CowyFite - 05-23-2021 ![]() Mozilla, organizata prapa shfletuesit të njohur Firefox, ka bërë të ditur plane për të ndërtuar një sistem operativ për një ueb të hapur. Projekti i njohur si Boot to Gecko(B2G), është një tentim për të thyer traditën e sistemeve operative si ato të Apple e Microsoft. Hulumtuesi Andresa Gal pranë Mozilla ka thënë se projekti do të duhej të zgjerojë shkathtësitë e ueb aplikacioneve dhe ka përshkruar B2G si një “sistem operativ të plotë dhe të veçantë për një ueb të hapur”. Për momentin, ndërtimi i një aplikacioni për shumicën e pajisjeve mobile nënkupton se duhet krijuar diçka shumë specifike për sistemin operativ që funksionon në pajisjen mobile. Për shembull, tek iOS në pajisjet Apple dhe Windows Phone 7 në pajisjet që përkrahin Windows Phone, ueb aplikacionet ende janë të kufizuara. Ueb aplikacionet – aplikacione që në përgjithësi funksionojnë brenda një shfletuesi dhe kërkojnë qasje në internet për të funksionuar normalisht – janë shpesh më pak të afta sesa aplikacionet natyrore, që punojnë jashtë shfletuesit dhe që janë të lidhura për së afërmi me sistemin operativ. Avantazhet e ueb aplikacioneve janë të lidhura me faktin se ofrojnë të njëjtën eksperiencë pavarësisht sistemit operativ. Megjithatë, dobësia e tyre është se shfrytëzojmë shumë pak avantazhe të veçorive të një sistemi të caktuar operativ. Mozilla shpreson se B2G do të bëjë më të shkathëta ueb aplikacionet për përdoruesit mobil dhe përdoruesit e kompjuterit. Ajo do të përdor sistemin operativ mobil Google Android si themel pikënisjeje. /pcworldalbanian Për eSportsKosova CowyFite Re: Mozilla planifikon të konkurrojë kundër Apple e Microsof - iceboy - 05-23-2021 Mozilla n`vitin 2009 m`doket nese e maj n`men mire, e pat paraqit 1 koncept te 1 Smartphone po pej at`her e dej sot su nij kush mo tuj fol rreth asaj teme ... tash koka cu me Sistem Operativ ? Spo di ... jom msu me Windows edhe sbesoj qe e kisha ndrru, vec edhe Mac kom qef me provu
Re: Mozilla planifikon të konkurrojë kundër Apple e Microsof - CowyFite - 05-23-2021 Valla ma tqart kshtu qe kom pa ska si MAC a , teper i mir Re: Mozilla planifikon të konkurrojë kundër Apple e Microsof - Mister-X - 05-23-2021 Mozilla shum shpejt kish me arrit numer te madh popullariteti sepse osht shum e njohur per Web-Browserat edhe njerzit do ti besojne asaj. Re: Mozilla planifikon të konkurrojë kundër Apple e Microsof - SkilleR - 05-23-2021 edhe pse mozilla osht shum e mir ne ndertimin e browser po nuk kisha than se osht ne nivel te "garoj" me apple dhe microsoft kshtu qe thjesht do te ishte deshtim |