eSportsKosova - Gaming Community
18 vjeçari britanik arrestohet për lidhjet me Lulzsec dhe An - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: 18 vjeçari britanik arrestohet për lidhjet me Lulzsec dhe An (/thread-7713.html)



18 vjeçari britanik arrestohet për lidhjet me Lulzsec dhe An - BAAM - 05-21-2021

18 vjeçari britanik arrestohet për lidhjet me Lulzsec dhe Anonymous

[Image: lulsecvs_anonymous.jpg]

Një 18 vjeçar britanik është arrestuar si pjesë e një goditjeje në grupet e hakerave që kanë shënjestruar CIA-n dhe PayPal.

I riu i dyshuar - i cili përdorte online emrin "Topiary" - është marrë në pyetje nga autoritetet.

Autoritetet kanë realizuar disa operacione në hetimin ndaj hakimeve nga grupet Anonymous dhe Lulzsec.

Anonymous kohët e fundit deklaroi se kishte hakuar një gigabajt të dhëna nga Nato dhe se duhej që njerëzit të ishin të gatshëm të shihnin disa të dhëna interesante.

I dyshuari u arrestua në Shetland. Mendohet se ai ishte zëdhënësi për të dy grupet. /albeu.com/