![]() |
|
Qysh Me Instalu Ubuntun si Sistem Operativ te Dyte ne Kompju - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Qysh Me Instalu Ubuntun si Sistem Operativ te Dyte ne Kompju (/thread-7434.html) |
Qysh Me Instalu Ubuntun si Sistem Operativ te Dyte ne Kompju - BAAM - 05-15-2021 Qysh Me Instalu Ubuntun si Sistem Operativ te Dyte ne Kompjuterin tuaj me Windows 7? ![]() Nese keni ble kompjuter me sistem operativ Windows 7 te para-instaluar, dhe deshironi te krijoni ‘dual boot’ me Ubuntu Linux, atehere ky artikull do te ju mesoje hapat e nevojshem per ta bere kete. Per kete demonstrim po perdorim Windows 7 Home Premium (32-bit) dhe Ubuntu 9.10 (32-bit). Ne kompjuterin tuaj me Windows 7, vendosni CD-ne e sistemit operativ Ubuntu dhe startoni nga CD-ja. ![]() Nese hasni ne ndonje problem me grafiken, atehere kthehuni te dialogu fillestar shtypni F4 dhe zgjedhni opcionin Safe graphics mode. ![]() Vazhdoni me hapat e instalimit duke zgjedhur gjuhen, zonen kohore, dhe gjuhen e tastieres. Kur arrini te pamja e tille (hapi 4 prej 6), menyra me e lehte per fillestar eshte te zgjedhni opcionin e pare- Install them side by side, choosing between them each startup. Ne pjesen e pare do te shihni particionin qe e perdor Windows 7. Ne pjesen e dyte, mund te caktoni se sa hapesire nga disku deshironi te lejoni per perdorim nga Ubuntu. ![]() Pjesa e gjelber tregon hapesiren qe e kemi lejuar per Windows 7, ndersa pjesa e kafte tregon hapesiren per Ubuntu. Ne rastin tone i kemi lejuar 10GB per Ubuntu, dhe pjesen tjeter per Windwos 7. ![]() Klikoni Continue ne dialogun per verifikim. ![]() Ne hapin e radhes krijoni emrin e perdoruesit, passwordin, dhe konfiguroni opcionet per startim. ![]() ![]() ![]() Pasi te kryhet instalimi, ristartoni kompjuterin. ![]() Pasi te ristartohet kompjuteri do te ju shfaqet GRUB menyja nga e cila do te selektoni sistemin operativ me te cilin deshironi te startoni. ![]() Nje gje tjeter qe duhet te keni parasysh eshte se kur te zgjedhni startimin me Windows 7, kompjuteri njehere e ben kontrollimin e diskut, ristartohet dhe zgjedhni per here te dyte opcionin Windows 7 per te vazhduar me kete sistem operativ. ![]() /qysh.me/ |