![]() |
|
Microsoft-i raporton të ardhura rekord - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Microsoft-i raporton të ardhura rekord (/thread-7409.html) |
Microsoft-i raporton të ardhura rekord - BAAM - 05-15-2021 Microsoft-i raporton të ardhura rekord ![]() Gjiganti i teknologjisë amerikane Microsoft tha se të ardhurat vjetore kapën rekordin prej $69.94 miliardë. Shitjet e lojës elektronike Xbox 360 të kompanisë dhe softuerit të saj Office ka ndihmuar në nxitjen e rritjes. Fitimet neto të prodhuesit më të madh në botë të programeve u rritën me 23% në 23.15 miliardë këtë vit. Shifrat, që përmbysin parashikimet, treguan se të ardhurat përfundimtare për tremujorin arritën një rekord prej $17.37 miliardë, ku përfitimet shkojnë në $5.87 miliardë. Shitjet u rritën me 8% në $17.37 miliardë, kryesisht nga shitjet e Office, Xbox-ti dhe softuerit për serverë. Njësia e shërbimeve online të kompanisë, që drejton motorin kërkimor Bing dhe portalin MSN të internetit, rriti shitjet me 16.5% në $662 milionë. Microsoft është kompania më e fundit e teknologjisë që kapërcen pritshmërinë e përfitimeve. Google, Apple dhe IBM të gjithë raportuan fitime të forta kohët e fundit./krokodilli.com Re: Microsoft-i raporton të ardhura rekord - mamboO.xP. - 05-15-2021 kret xboxi e ka rrit |