eSportsKosova - Gaming Community
Angry Birds do të lansohet edhe në 3D - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Angry Birds do të lansohet edhe në 3D (/thread-7315.html)



Angry Birds do të lansohet edhe në 3D - ArlindXh - 05-13-2021

[Image: angry_birds_251861339.jpg&size=article_medium]
Angry Birds, një titull shumë i popullarizuar, pritet që të paraqitet në version 3D më vonë gjatë këtij viti.

LG ka bërë të ditur se celulari i tyre Optimus 3D, do të jetë celulari i parë që do të ofrojë këtë lojë, ndërsa është bërë e ditur se nuk do të bëhet fjalë për ndonjë aventurë të re por vetëm për një version të avancuar të atij që ekziston në 2D.

Makers Rovio, kompania finlandeze që ka krijuar lojën në fjalë, ka thënë se mezi po pert të kthejë kompaninë në një “Franchise që do të shfaqet në të gjitha platformat – prej spektakleve në TV e deri tek lodrat e revistat”, kështu u shpreh CEO i kompanisë, Mikael Hed.

Hed në një intervistë për revistën argëtuese Variety, ka shpalosur se Rovio ka qenë duke shikuar mundësitë e bashkëpunimit me një studio në Hollywood, ne shpresë që Angry Birds, që është shkarkuar në iPhone dhe iPad më shumë se 6.5 milion herë, të kthehet në një film.

Më pas ia ka shpalosur edhe disa detaje se kompania ka filluar me eksperimentimin e thurjes së tregimit të Angry Birds përmes filmave vizatimor dhe shpreson se karakteret do të mund të bëhen lodra të popullarizuara. /pcworldalbanian


Re: Angry Birds do të lansohet edhe në 3D - CowyFite - 05-13-2021

loja ma e qart nglob ♥


Re: Angry Birds do të lansohet edhe në 3D - iceboy - 05-14-2021

loja ma e deshtume qe kom mujt me pa najher ! E maj n`men motiii kur i kem pas do consola me Mario qajo ta thejke vlla, kjo loj palidhje teper !


Re: Angry Birds do të lansohet edhe në 3D - eroN - 05-14-2021

sosht shum e mir pajtona me qaj1shi. po sa me hup kohen kur ski qa bon


Re: Angry Birds do të lansohet edhe në 3D - mamboO.xP. - 05-14-2021

bash e mir jtravolta edhe qaj1shi kur ta bon ti ni loj ki drejt me thon masenj osht e keqe oK


Re: Angry Birds do të lansohet edhe në 3D - eroN - 05-14-2021

sen spot mar vesh edhe qa je ka don me thon mos um msu ti mu Wink