![]() |
|
Mbi 50% e prindërve, spiunojnë fëmijët në Facebook - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Mbi 50% e prindërve, spiunojnë fëmijët në Facebook (/thread-7238.html) |
Mbi 50% e prindërve, spiunojnë fëmijët në Facebook - BAAM - 05-12-2021 Mbi 50% e prindërve, spiunojnë fëmijët në Facebook ![]() Një tjetër sondazh ka përforcuar tezën se prindërit kërkojnë çdo lloj mënyre për të kontrolluar fëmijët e tyre. Dhe, tashmë, me ndihmën e rrjeteve sociale, gjithçka është më e lehtë. Anketimi i OnePoll evidentoi se më shumë se 50 % e pridërve i kontrollojë fëmijët e tyre përmes Facebook-ut. Në këtë sondazh të zhvilluar në Britaninë e Madhe, janë pyetur të paktën 2 mijë prindër, nga të cilët mbi 50% kanë pohuar se survejojnë fëmijët e tyre në rrjetin më të madh social që ekziston, Facebook. Sipas këtij sondazhi, 5 % pridër të tjerë janë shprehur se do ta bënin një gjë të tillë nëse do të dinin të përdornin mirë Facebook, 11% pohojnë se kanë krijuar një profil të rremë për të kontrolluar fëmijët, 13% se kanë hyrë në ardresat e miqve për të parë aktivitetet e djalit ose vajzës ë tij, 15% pranojnë se kanë tentuar t’i bëjnë miq, ndërsa, 4% që janë refuzuar nga femijët. Mos harroni, mund të ketë edhe persona të tjerë, veç prindërve, që mund t’iu survejojnë./Telegrafi/ |