![]() |
|
LG sjell telefonin e parë inteligjent më të shpejt në botë m - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: LG sjell telefonin e parë inteligjent më të shpejt në botë m (/thread-7234.html) |
LG sjell telefonin e parë inteligjent më të shpejt në botë m - ArlindXh - 05-12-2021 ![]() “Teknologjia me bërthamë të dyfishtë është hapi tjetër përpara në teknologjinë e lëvizshme, e cila u sillet së pari nga LG konsumatorëve që kërkojnë performancë jashtëzakonisht të lartë nga aparatet e tyre,” tha Endre Vaitzner, Menaxheri Rajonal i Shitjeve për kompaninë LG Electronics Mobile Communications. “Optimus 2X është një smartfon i shpejtë dhe me performancë të lartë me një shpejtësi të madhe të shfletimit të internetit, startup të shpejtë të aplikimeve, multitasking të lehtë, lojëra me vizualitet të vërtetë dhe HDMI të plotë.” Linja e re e LG-së OPTIMUS përfshin një seri aparatesh inteligjentë që u mundësojnë konsumatorëve të përdorin aftësitë e telefonit për ta bërë jetën e përditshme më të lehtë pa patur nevojë që të jenë përdorues të specializuar të smartfonit. Zhvilluar nga powerhouse-i i procesorëve grafikë NVIDIA®, sistemi në një çip Tegra 2 me bërthamë të dyfishtë që gjendet tek LG Optimus 2X vepron me një shpejtësi ore prej 1GHz dhe harxhon me pak energji duke patur performacë të lartë në video dhe audio. Përdoruesit do të përjetojnë një përvojë më të shpejtë të shfletimit të internetit dhe lojërave krahasuar me procesorët më një bërthame që veprojnë me të njëjtën shpejtësi si dhe përgjigje të njëkohshme me prekje dhe multitasking pa mundim midis aplikimeve. Përvec shpejtësisë së jashtëzakonshme dhe fuqisë së procesorit, LG Optimus 2X ofron shikim dhe regjistrim video 1080p HD me pasqyrim HDMI që zgjeron përmbajtjen në ekrane të jashtëm me cilësi të plotë HD. LG Optimus 2X mund të lidhet pa tel te cdo aparat dixhital që përshtatet DLNA (Digital Living Netëork Alliance) si psh televizorët HD për një përvojë loje që përfiton plotësisht nga pasqyrimi HDMI I telefonit, akselometrit dhe sensorit të xhirove. Smartfoni përfshin gjithashtu kamera përpara dhe prapa, zgjerim të memorjes microSD, portë Micro-USB dhe një bateri të madhe 1500mAh. Me cilësi unike si pasqyrim HDMI (High Definition Multimedia Interface) dhe performance grafike të shkëlqyer, LG Optimus 2X është provë e angazhimit të LG-së për telefonat inteligjentë në 2011. Specifikimet kryesore: • Procesor me bërthamë të dyfishtë 1Ghz (NVIDIA Tegra 2) • Ekran 4-inç WVGA • Memorje 8GB (deri në 32GB nëpërmjet microSD) • Bateri 1,500 mAh • Kamera e pasme 8 megapixel dhe kamera ballore 1.3 megapixel • Pasqyrim HDMI • Palyback dhe regjistrim 1080p MPEG-4/H.264 Burimi Re: LG sjell telefonin e parë inteligjent më të shpejt në bo - iceboy - 05-12-2021 qito e pasna pa edhe n`TV e ka paraqit, kejt po munohen me bo dicka po si Apple as1 se bon (: |