eSportsKosova - Gaming Community
Bëjeni kompjuterin që të flas - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Bëjeni kompjuterin që të flas (/thread-7067.html)



Bëjeni kompjuterin që të flas - iceboy - 05-09-2021

[Image: thumbnail.php?file=Computer_speaking_715...cle_medium]

Ndoshta ndonjëherë keni menduar që të dëgjoni kompjuterin tuaj duke folur ndonjë gjë. Prej gjërave të mira do të ishte që ta bëje kompjuterin që të fliste atë se çfarë do të dëshiroje.

Me skriptin e poshtëshënuar, ju mund ta bëni kompjuterin tuaj që të flas gjërat që do të donit t’i dëgjonit nga ai duke i shqiptuar. Lexuesi do të jetë “Microsoft Sam” i cili, fatkeqësisht, nuk mund të shqiptojë në gjuhën shqipe.

Ajo se çfarë duhet të bëni është që të kopjoni skriptin e mëposhtëm, ta vendosni në notepad dhe ta ruani me ndonjë emër që dëshironi, por duhet që të mbarojë me .vbs, për shembull Provë.vbs.

Dim message, sapi
message=InputBox("Çfarë dëshiron që unë të flas?","Më fol mua!")
Set sapi=CreateObject("sapi.spvoice")
sapi.Speak message

Shkoni tek vendi ku e keni ruajtur këtë skedar, hapeni dhe do të vëreni dritaren:

[Image: files.php?file=PC_World_Albanian_270174784.png]

Shtypni OK dhe do të dëgjoni zërin. Pjesën Çfarë dëshiron që unë të flas? dhe Më fol mua! mund ta ndryshoni dhe ta shkruani sipas dëshirës në thonjëza./pcworldalbanian


Re: Bëjeni kompjuterin që të flas - ArlindXh - 05-11-2021

so kam bon njery...


Re: Bëjeni kompjuterin që të flas - withstyle - 05-11-2021

hahaha shum trip koka ma thej tu e shti me fol!
[Image: ?di=3WOF]


Re: Bëjeni kompjuterin që të flas - CowyFite - 05-11-2021

ma thej edhe mu e provoa po punojka


Re: Bëjeni kompjuterin që të flas - mamboO.xP. - 05-11-2021

hahahah ku ka ma mir veq qe ska kom me hec e kisha qu najka mem marr najsan hahaha


Re: Bëjeni kompjuterin që të flas - razzOr-. - 05-12-2021

nuk o kam bon mu :?


Re: Bëjeni kompjuterin që të flas - LND. - 06-03-2022

shum shum sen i qart Big Grin


Re: Bëjeni kompjuterin që të flas - LiridonMurati - 06-06-2022

sen i thjesht , kjo munet mu bo edhe me google translate, Smile
bravo per punen


Re: Bëjeni kompjuterin që të flas - titanic - 06-06-2022

qija none fol me speech :A mos u lodh asi ksi