eSportsKosova - Gaming Community
Zyrtare: Google + bëhet me 10 milionë anëtarë - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Zyrtare: Google + bëhet me 10 milionë anëtarë (/thread-7057.html)



Zyrtare: Google + bëhet me 10 milionë anëtarë - CowyFite - 05-09-2021

[Image: 20g1i7p.jpg]

Më herët gjatë kësaj jave, ishin publikuar disa thashetheme të cilat thoshin se rrjeti më i ri social, Google +, ka arritur në 10 milionë anëtarë.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Larry Page, e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se tashmë rrjeti i tyre social ka arritur në 10 milionë anëtarë.


I janë dashur vetëm dy javë kompanisë Google, përkatësisht Google +, të arrijë në këtë numër të anëtarëve.

Duke e marrë parasysh, që Google + ka vendosur kufizime për anëtarësim në rrjetin e saj social, kjo shifër është më shumë sesa mbresëlënëse.

Për më shumë, drejtori i Google, Larry Page, ka thënë se 10 milionë përdoruesit e Google + shpërndajnë më shumë se 1 miliardë postime në ditë, dhe gjatë kësaj fundjave tema rreth Google + ka marrë pjesë me më shumë se 35 për qind të totalit të cicërimave në Twitter. / Telegrafi /


Re: Zyrtare: Google + bëhet me 10 milionë anëtarë - Mister-X - 05-09-2021

Edhe pak ka me bo bum kjo pastaj shuhett en heshtjen e vet..