![]() |
|
forZe shtojnë hooch për IEM - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: forZe shtojnë hooch për IEM (/thread-695.html) |
forZe shtojnë hooch për IEM - XLN7 - 08-11-2020 forZe kanë njoftuar se ata kanë sjellë në ekip Dmitri "hooch" Bogdanov për IEM European Championship. Lojtari rus ka qenë i lirë që kur u detyrua të largohet nga Meet Your Makers të premtën, pas një serie dëshpëruese të rezultateve. Bogdanov, i cili zbuloi të hënën për HLTV.org se konfliktet e brendshme ishin prapa shkarkimit të tij nga MYM, iu bashkua këtë mëngjes ekipit forZe, në një shenjë të qartë se ai do të luaj për ata në IEM European Championship. Ai do të ndihmoj në plotësimin e hapësirës së krijuar nga largimi i Mihail "Dosia" Stolyarov dhe Sergey "Fox" Stolyarov, me lojtarin e fundit që ka qenë trajner i ekipit, Serg "lmbt" Bejanov, i cili tashmë do të jetë një lojtar aktiv i skuadrës. forZe, që pësuan humbje 2-1 nga mousesports në ndeshjen e tyre të parë në IEM, do të paraqes këtë përbërje kundër Free Agents të enjtën: Alexey "OverDrive" Birukov Aleksey "HEL1" Novikov Ruslan "Dober" Shariffylin Dmitri "hooch" Bogdanov Serg "lmbt" Bejanov
|