eSportsKosova - Gaming Community
hooch konfirmon ndryshimet në MYM - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: hooch konfirmon ndryshimet në MYM (/thread-694.html)



hooch konfirmon ndryshimet në MYM - XLN7 - 08-11-2020

Ish-ylli i Virtus.pro, Dmitri "hooch" Bogdanov ka konfirmuar për HLTV.org, se ai dhe Andrey "XomA" Mironenko janë larguar nga Meet Your Makers.

Raportet në Rusi ditëve të kaluara kanë sygjeruar se MYM janë të vendosur të sigurojnë një shtëpi të re për Mihail "Dosia" Stolyarov dhe Sergey "Fox" Stolyarov, pas një përçarje midis vëllezërve nga forZe dhe Alexey "OverDrive" Birukov.

Bogdanov tani ka konfirmuar këto raporte, duke treguar se problemet personale në rradhët e MYM kanë çuar drejt ndryshimeve në ekip.

"Ne kishim disa konflikte në ekip, por unë mendoj se gjëja kryesore është se romjke dhe edik mendojnë se xek është më i dobishën se unë për ekipin, dhe gjithashtu ishin disa rrethana me sponzorët dhe menagjerët, të cilët nuk donin të më shinin mua në ekip," tha ai për HLTV.org

"Sigurisht ishte e papritur për mua që ata më larguan, dhe gjithashtu nuk më pëlqen mënyra se si ndodhi."

[Image: 1285968049.27.jpeg]

Ish-lojtari i UNiTED konfirmoi se ish-trajneri i k23 dhe Virtus.pro, Konstatin "groove" Pikiner ka pranuar pozitën e trajnerit në MYM, që shënon kthimin e tij në gaming, pasi la organizimin e Arbalet Cup në Maj, për arsye personale.

I pyetur për të ardhmen e tij, Bogdanov deklaroi se ai do të vazhdoj të luaj, por refuzoi të tregoj nëse e ardhmja e tij lidhet me forZe.

Përbërja e re e Meet Your Makers duket si vijon:

[Image: ru.gif] Eduard "ed1k" Ivanov
[Image: ru.gif] Roman "ROMJkE" Makarov
[Image: ru.gif] Alexandr "xek" Zobkov
[Image: ru.gif] Mihail "Dosia" Stolyarov
[Image: ru.gif] Sergey "Fox" Stolyarov