![]() |
|
Shtyllat e Islamit dhe Parimet e Islamit - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html) +--- Thread: Shtyllat e Islamit dhe Parimet e Islamit (/thread-69.html) |
Shtyllat e Islamit dhe Parimet e Islamit - ATOMIX - 04-02-2020 Shtyllat e Islamit dhe Parimet e Islamit Shtyllat e Islamit dhe Parimet e Islamit Pejgamberi i Islamit e ka përcaktuar qëllimin parësor të dërgimit të tij dhe metodologjinë e qartë të misionit të tij me fjalët: “Me të vërtetë jam dërguar t’i plotësoj virtytet e moralit.” Transmeton Maliku Kjo, sikur edhe misioni i cili e shënoi rrjedhën e vet në historinë e jetës dhe bartësi i të cilit dha mund të madh në përhapjen e rrezeve të tij dhe tubimin e njerëzve rreth tij, nuk pretendon më tepër se mbështetjen e vlerave të tyre dhe ndriçimin e horizonteve të përsosmërisë para syve të tyre, ashtu që të ecin në të me dituri. Ritualet fetare të miratuara në Islam, të cilat u konsideruan kondita të besimit në të, nuk janë ceremoni dogmatike të llojit i cili e lidh njeriun me metafizikën e padukshme dhe e obligon atë të kryejë vepra dhe lëvizje të cilat nuk kanë kuptim. Jo, assesi, por detyrat obligative, me të cilat Islami e obligoi çdo pjesëtar të vet, janë stërvitje e përsëritur me qëllim të adaptimit të njeriut që të pajiset me vlera të shëndosha dhe të jetë konsekuent në këto vlera, kushedi sa të ndërrohen para tij rrethanat. Këto më së shumti u ngjajnë stërvitjeve fizike, të cilave njeriu iu qaset me dëshirë të madhe, duke pretenduar nga prak¬tika e tyre e vazhdueshme shëndetin e trupit dhe jetën stabile. Kur’ani Famëlartë dhe Suneti i pastër i shpalojnë qartë këto të vërteta. Allahu i Madhërishëm kur na detyroi me namazin obligativ, e tregoi edhe urtësinë e kryerjes së tij, duke thënë: “… fal namazin, vërtetë namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat…” (El-Ankebut: 45) Pra, largimi nga mbrapshtitë dhe pastrimi nga fjala e keqe dhe vepra e keqe janë esenca e namazit. Në hadithin e transmetuar nga Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] nga Allahu i Madhërishëm përmendet: “Unë e pranoj namazin e Atij që me të më është nënshtruar Mua, nuk u sjell të këqija krijesave të Mia, nuk është transparent në mëkate, tërë ditën më përmend Mua dhe e mëshiron të ngratin, udhëtarin, të vejat dhe nevoj-tarin.” /Transmeton Bezzari/ Zekati i obliguar nuk është tatim i cili rrëmbehet prej xhepave, por ai në radhë të parë është mbjellje e ndjenjave të mëshirës dhe butësisë dhe forcim i lidhjeve të njohjes reciproke dhe dashurisë në mes shtresave të ndryshme. Qëllimin e nxjerrjes së zekatit Kur’ani e ka theksuar me fjalët: “Merr prej pasu-risë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) …” (Et-Teube: 103) Urtësia parësore, pra, qenka pastrimi i shpirtit nga njollat e mospërsosmërisë dhe ngritja e shoqërisë në piedestale më të larta. Për këtë Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] i dha një kuptim më të gjerë domethënies së fjalës lëmoshë, të cilën duhet ta japë muslimani, dhe thotë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është lëmoshë, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është sadaka (lëmoshë), ta udhëzosh një njeri që e ka humbur rrugën është lëmoshë, ta largosh një pengesë, ferrë dhe asht nga rruga është lëmoshë, t’i ndihmosh një vëllai të nxjerrë ujë është lëmoshë dhe t’i ndihmosh një njeriu me të parë të dobët është lëmoshë.” /Transmeton Buhariu/ Këto instruksione në mjedisin shkretinor, i cili me shekuj jetoi në hasmëri dhe mendjelehtësi, tregojnë për qëllimet të cilat i trasoi Islami dhe në të cilat i priu arabët në injorancën e errët. Po ashtu, Islami e obligoi edhe agjërimin. Islami këtë nuk e konsideron abstenim të përkohshëm nga disa ushqime dhe pije, por e konsideron një hap kah ndalimi i njeriut nga epshet e ndaluara dhe pasionet e shëmtuara. Si konfirmim të këtij kuptimi, Pejgamberi [sal-lAllahu alej¬hi ve sel-lem] thotë: “Kush nuk i lë fjalët e kota dhe veprimet sipas tyre, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë që ai ta lërë hajen dhe pijen.” /Transmeton Buhariu/ Pejgam¬beri [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] po ashtu thotë: “Agjërimi i vërtetë nuk është të ndaluarit prej hajes dhe pijes, por agjërimi i vërtetë është të ndaluarit nga fjalët e kota dhe punët e ndyta; nëse të shan dikush, apo tregohet ndaj teje injorant, thuaj: Unë jam agjërue-shëm.” /Transmeton Ibën Huzejme/ Kur’ani Famëlartë e përmend frytin e agjërimit në ajetin: “… agjërimi ju është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare: 183) Ndoshta njeriu mund të kujtojë se shkuarja në vendet e shenjta, me të cilën është obliguar ai që ka mundësi dhe konsiderohet prej detyrave islame për disa pjesëtarë të tij, është thjesht një udhëtim i zbrazët nga kuptimet etike dhe shembull i ritualeve metafizike të cilat ndonjëherë i përmbajnë fetë. Kjo është gabim, pasi që Allahu i Madhërishëm lidhur me këtë ritual thotë: “Haxhi është në muajt e caktuar, e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet t'i afrohet gruas, nuk bën të marrë nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Çka punoni nga e mira, Allahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time.” (El-Bekare: 197) Nga ky prezantim i përgjithësuar i disa ritualeve me të cilat u identifikua Islami, dhe të cilat u njohën se janë shtyllat e tij themelore, e kuptojmë qartë fuqinë e raporteve të cilat e lidhin fenë me karakterin. Po, këto janë rituale të ndryshme në formën dhe mënyrën e vet, por të gjitha bashkohen në qëllimin të cilin e theksoi Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] me fjalët: “Unë jam dërguar t’i plotësoj vlerat e moralit.” Namazi, agjërimi, zekati, haxhi dhe mësimet e tjera islame të ngjashme me këto rituale fetare janë pidestalet e përso-smërisë së dëshiruar dhe bartësit e pastërtisë që mbrojnë jetën dhe lartësojnë vlerën e saj. Ndërkaq, këtyre vetive fisnike, të cilat lidhen me to apo zhvillohen prej tyre, u është dhënë pozitë e lartë në fenë e Allahut. Për atë, nëse njeriu nuk i shfrytëzon ato që ta pastrojë zemrën, ta kullojë qenien dhe t’i kalitë lidhjet e tij me Allahun dhe njerëzit, ai ka devijuar. Allahu i Madhërishëm thotë: “Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminel, e ka Xhehenemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton. Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar, e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta. (do ta presin) Xhenete të Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përjetë. Ky është shpërblim i atij që është pastruar nga mosbesimi.” (Ta Ha: 74-76) Re: Shtyllat e Islamit dhe Parimet e Islamit - roner. - 12-18-2023 Allahu ju Shperbleft
|