![]() |
|
Dosia dhe Fox t'i bashkohen MYM - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: Dosia dhe Fox t'i bashkohen MYM (/thread-679.html) |
Dosia dhe Fox t'i bashkohen MYM - XLN7 - 08-07-2020 Duke u bazuar në raportet në Rusi, vëllezërit nga ekipi i forZe, Mihail "Dosia" Stolyarov dhe Sergey "Fox" Stolyarov janë në prag të kalimit tek Meet Your Makers. Mark "Marchello" Averbukh, raportues rus që punon për coverage.su, ka zbuluar në shkrimin e tij se dy lojtarët sonte lanë një ndeshje përgjysmë, në RuSh3D LAN në Moskë. Besohet se një zënkë gjatë ndeshjes ishte pikë thyese në ekip, pasi Mihail "Dosia" Stolyarov kishte insistuar të blejë në çdo rund, duke injoruar strategjinë që ai është dashur të ndjekë. Averbukh pretendon se dy vëllezërit tani janë drejtuar nga Meet Your Makers, ku Dmitri "hooch" Bogdanov, Alexandr "xek" Zobkov dhe Andrey "XomA" Mironenko janë gati për t'u larguar. ![]() I pyetur nga HLTV.org për largimin, trajneri i forZe, Serg "lmbt" Bejanov ka treguar se vendimi për të ardhmen e ekipit do të bëhet i ditur të hënën. Këto ndryshime lënë forZe dhe Meet Your Makers me këto përbërje: Meet Your Makers: Eduard "ed1k" Ivanov Roman "ROMJkE" Makarov Mihail "Dosia" Stolyarov Sergey "Fox" StolyarovforZe: Alexey "OverDrive" Birukov Aleksey "HEL1" Novikov Ruslan "Dober" Shariffylin
Re: Dosia dhe Fox t'i bashkohen MYM - Lizardi - 08-18-2020 DOSIA <> Sprayer Fox <> AWPER |