eSportsKosova - Gaming Community
SHBA: StumbleUpon e kalon Facebookun - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: SHBA: StumbleUpon e kalon Facebookun (/thread-6770.html)



SHBA: StumbleUpon e kalon Facebookun - uranglobal - 05-01-2021

[Image: 89c7b1.jpg]
Nëse ende nuk e keni provuar faqen StumbleUpon, atëherë keni humbur shumë nga inter-aktiviteti në internet.

Tani, njëra ndër uebfaqet më të famshme në botë, StumbleUpon e ka tejkaluar edhe rrjetin social Facebook, sa i përket dërgimit të trafikut tek faqet tjera të internetit.

Mirëpo, burimi i trafikut, faqja StumbleUpon e ka kaluar Facebook-un vetëm sa i përket SHBA’ve, por jo edhe në nivelin global.

StatCounter Global Stats thotë se StumbleUpon është për 20 për qind mbi Facebook, sa i përket dërgimit të trafikut në faqet e internetit në SHBA, vetëm gjatë muajit të kaluar, por në nivel global Facebook referon pothuajse tri herë më shumë trafik sesa StumbleUpon.

A mendoni se StumbleUpon do të dal para Facebook edhe në vendet tjera, jashtë Amerikës, apo ky është vetëm një vrull momental i amerikanëve, i cili e tejkalon atë të rrjetit social?