![]() |
|
Një iPhone edhe për të varfërit - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Një iPhone edhe për të varfërit (/thread-6768.html) |
Një iPhone edhe për të varfërit - uranglobal - 05-01-2021 ![]() Në mënyrë që të konkurrojë me platformën rivale të Google, atë Android, dhe pjesën më të madhe të telefonave që bazohen në këtë sistem operativ, Apple në vjeshtë do ta prezantojë modelin e lirë të iPhone, një telefon që në thelb ka tiparet e iPod Touch. Duke cituar burime konfidenciale, “9to5Mac” thotë se gjatë muajit shtator Apple do të shpalosë dy modele të iPhone, një iPhone 5, ndërsa njëri prej tyre do të përfshijë variantin e lirë të iPhone . Versioni më i lire i iPhone, fillimisht do të paraqitet në tregun e SHBA-ve, për tu përcjell më pas edhe në pjesët tjera të botës. Apple tashmë në treg ka dy modele të iPhone, 3GS dhe iPhone 4, ndërsa gazetarët e “9to5Mac” besojnë se modeli i lirë që së shpejti do të paraqitet në tregun amerikan, duket të jetë i ngjashëm me iPod Touch. Drejtori operativ i Apple, Tim Cook, kohët e fundit pati thënë se kompania e tij monitoron nga afër tregun e konsumatorëve me parapagim, dhe ndërkohë po planifikon të ofrojë pajisje më të lira për këtë segment të tregut. / Telegrafi / Re: Një iPhone edhe për të varfërit - iceboy - 05-01-2021 Normal gjithkush kqyr qysh me fitu Se jo qe pi dhimem na A kem pare me ble A jo
Re: Një iPhone edhe për të varfërit - uranglobal - 05-01-2021 qikjo o esenca
Re: Një iPhone edhe për të varfërit - Nikita - 05-01-2021 mir koka, ti kishin pru n KOSOv Re: Një iPhone edhe për të varfërit - Mister-X - 05-01-2021 Haha si gjithmon malli i lir svle :S pale cka qesin Re: Një iPhone edhe për të varfërit - doxy - 05-01-2021 Mir ish kon se kejt kan qef me pas iPhone Re: Një iPhone edhe për të varfërit - -spear - 05-01-2021 Spo perputhen titulli me tekstin , a si metafor ki dasht me than nejse , normal kejt per perfitim t'vetin e ka po prap mir na bjen
|