![]() |
|
iPhone 5, më i hollë dhe më i lehtë? - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: iPhone 5, më i hollë dhe më i lehtë? (/thread-6586.html) |
iPhone 5, më i hollë dhe më i lehtë? - iceboy - 04-29-2021 ![]() Të gjithë janë në pritje të lansimit të versionit të ri të iPhone, bashkë me versionin e ri të sistemit operativ të Apple, iOS 5. Para pak ditësh, ishte thënë se iPhone 5 do të paraqitet në treg gjatë muajit shtator, ndërsa në këtë raport gjithashtu ishin paraqitur disa pamje të mundshme të modelit të ri të telefonit të Apple. Tani, raporti i fundit i publikuar nga Wall Street Journal, të cilët thonë se kanë pranuar informacione nga burime brenda kompanisë Apple, dhe pohojnë se modeli i ri i iPhone do të jetë më i hollë dhe më i lehtë, krahasuar me iPhone 4. ![]() Një karakteristikë tjetër për të cilën raportohet, është se iPhone 5 do të posedojë kamerën me 8 mega-piksel, dhe se e njëjta do të bëhet nga Sony. Fotografia e publikuar më lartë është një koncept i mundshëm për iPhone 5, i krijuar nga Michal Bonikowski. / Telegrafi / Re: iPhone 5, më i hollë dhe më i lehtë? - blooddy - 04-30-2021 khuuu po i fort bre !!! Re: iPhone 5, më i hollë dhe më i lehtë? - amX- - 04-30-2021 I mir ski qkaa iphone mo edhe iPod i mir gati i njejt
|