![]() |
|
Ftohësit për punë të gjatë nga Arctic Cooling - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Ftohësit për punë të gjatë nga Arctic Cooling (/thread-6405.html) |
Ftohësit për punë të gjatë nga Arctic Cooling - withstyle - 04-26-2021 Të dy zgjidhjet kanë dizajn klasik në formë pirgu, përmes të cilit kalojnë katër gypa bartës të nxehtësisë. Modeli Freezer 13 CO ka 45 fletëza alumini dhe ventilatorin me diametër 92 mm me shpejtësi rrotullimi prej 600 deri 2000 rpm. Versioni Freezer 13 Pro CO vjen me dy fletëza më shumë dhe ventilator më të madh 120-milimetërsh me shpejtësi rrotullimi prej 300 deri 1350 rrotullime në minutë. Përveç këtyre versioni Pro ka edhe ventilatorin 50-milimetërsh në bazën e ftohësit, i cili rrotullohet me shpejtësi prej 700 deri 2700 rpm. Këta ftohës janë të përshtatshëm për instalim në procesorët e AMD dhe Intel, ndërsa kushtojnë 32,95 euro (Freezer 13 CO) dhe 43,95 euro (Freezer 13 Pro CO)./KohaDitore/ |