eSportsKosova - Gaming Community
Google ofron vegël për menaxhimin e emrit online - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Google ofron vegël për menaxhimin e emrit online (/thread-5378.html)



Google ofron vegël për menaxhimin e emrit online - liley - 04-08-2021

Google ka paraqitur një vegël të re që ju ndihmon në menaxhmin e rezultateve të kërkimit për emrin tuaj.
Vegla, “Me on the Web” (Unë në ueb) tani është duke përfshirë panelin e Google në mes të informacionit të llogarisë dhe analitikave. Nuk është qëllimi që të jetë një tjetër çështje për privatësi.
[Image: ?di=CQ7X]

“Identiteti online është i përcaktuar jo nga ajo se çfarë poston, por gjithashtu nga ajo që tjetër postojnë për ju – nëse ju përmendeni në një postim në blog, etiketoheni në foto ose në një përditësim publik të statusit” shpjegon Google.

Paneli i ri ju përkrah juve që të mbani tabe në këto përmendje duke rregulluar lajmërimet e kërkimit për pika të të dhënave të përfshira në profilin tuaj në Google, si emrin tuaj dhe email adresën. Ka qenë e mundur që të bëhet rregullimi i lajmërimeve të tilla duke përdorur seksionin tjetër të panelit, por tani kërkon më pak klikime.

Vegla e re nga Google përfshin lidhjet për burimet për menaxhimin e identitetit online dhe largimit të përmbajtjes së padëshiruar.

Një nga hapat e parë që duhet ndërmarrë për të përdorur këtë vegël të Google është “Krijimi i një profili në Google
Burimi