![]() |
|
99 Emrat e ALL-LLAHUT - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html) +--- Thread: 99 Emrat e ALL-LLAHUT (/thread-537.html) |
99 Emrat e ALL-LLAHUT - TCO, - 07-13-2020 99 Emrat e Allahut (Bismil-lahi Rrahmani Rrahim) 2. ER-RRAHMAN - i Gjithëmëshirëshmi. Ai që shtrin mëshirën e Tij mbi të gjitha krijesat, pa dallim në mes besimtarëve dhe pabesimtarëve. 3. ER-RRAHIM – Mëshirëploti. Ai i Cili shpërblen besimtarët me mëshirën e Vet, sidomos në botën e ardhshme. 4. EL-MELIK – Sunduesi. Ai i cili sundon këtë gjithësi ashtu siç dëshiron Vetë. 5. EL-KUDDUS - i Pastri , i Shenjti, i Shndritshmi – Allahu është i pastër dhe i zhveshur nga çdo e metë a mangësi që mund t’i mvishet. 6. ES-SELAM – Paqedhënësi – Ai jep paqe dhe qetësi, vetëm tek Ai është shpëtimi. 7. EL-MU’MIN – Siguruesi dhe Mbajtësi i premtimit. Allahu i madhërishëm nuk e thyen premtimin e Vet, do të thotë se në Ditën e Gjykimit, Ai do t’i mbrojë robërit e Vet të sinqertë nga ndëshkimi i zjarrit. 8. EL-MUHEJMIN – Mbizotëruesi, Mbikëqyrësi. Kuptim tjetër i këtij emri është se Allahu është Mbrojtës dhe Mbikëqyrës i çdo gjëje që ndodh në këtë ekzistencë. 9. EL-AZIZ – Fuqiploti, Madhështori. Fuqia e Tij mbulon këtë gjithësi; askush nuk është i barabartë me Fuqinë e Tij. 10. EL-XHEBBAR - i Gjithëfuqishmi. Mbizotëruesi ndaj çdo gjëje. 11. EL-MUTEKEBBIR - i Madhërishmi. Madhështia e Tij nuk mund të krahasohet me të përceptuarit e mendjes njerëzore. 12. EL-KHALIK – Krijuesi, i Cili ka krijuar tërë këtë ekzistencë, që e shohim dhe nuk e shohim. Krijues i vetëm dhe i Pashoq. 13. EL-BARIU – Filluesi, i Cili krijoi krijesat pa ndonjë model paraprak, dhe Vullneti i Tij është zbatuar dhe zbatohet nëpërmjet urdhrit hyjnor: “Bëhu”! 14. EL-MUSAVVIR – Formëdhënësi. Ai i Cili u dha formë të gjitha krijesave, e ndër këto krijesa e dalloi njeriun, të cilin e krijoi në formën më të bukur. 15. EL-GAFFAR – Gjithëfalësi. Ai i Cili fal robërit e Tij, sa herë që ata i drejtohen për falje. Emri Gaffar ka edhe domethënien se Allahu i mbulon të këqijat e njerëzve-robërve të Tij, dhe i fal ato në Ahiret. 16. EL-KAHHAR – Mposhtësi, i Cili mposht çdo kriminel dhe e shkatërron si në këtë jetë, ashtu edhe në Ahiret. 17. EL-VEHHAB – Dhuruesi. Ai i Cili krijesave të Tij u dhuron mirëqenie dhe mirësi të panumërta. 18. ER-RREZAK – Furnizuesi. Ai i Cili furnizon çdo krijesë me nevojat jetësore, pa marrë parasysh nëse është besimtar apo pabesimtar. 19. EL-FETTAH – Zgjidhjedhënësi. Është Ai i Cili hap depot e mëshirës së Tij për robërit e sinqertë, por edhe Që gjykon me drejtësi në çdo çështje. 20. EL-’ALIM - i Gjithëdituri. Dijes së Tij nuk mund t’i shmanget asnjë veprim në këtë gjithësi. Ai di çdo gjë, të fshehtat tona dhe veprimet e hapura. Dija e Tij përfshin tërë këtë ekzistencë. 21. EL-KABID – Shtrënguesi. Në Kur’an ka ardhur me disa kuptime. Ndër të tjera, marrja e shpirtrave. Pastaj vjen në kuptim të ndaljes së mëshirës së Tij në Ditën e Gjykimit për pabesimtarët, etj. 22. EL-BASIT – Dhënësi. Ai që shtrin mëshirën dhe rrëskun-furnizimin për robërit e devotshëm. 23. EL-HAFIDU – Përulësi. Ai që përul dhe nënçmon çdo mendjemadh e tiran. 24. ER-RAFIU – Lartësuesi. Është Ai që ngre dhe lartëson të dashurit e Tij. 25. EL-MUIZZU – Ngritësi. Ai që përkrah dhe fuqizon robërit e Tij të devotshëm, të cilët synim e kanë përfitimin e dashurisë dhe të mëshirës së Tij. 26. EL-MUDHIL-L – Nënshtruesi. Është Ai që nënshtron dhe poshtëron pabesimtarët për shkak të kufrit-mosbesimit të tyre 27. ES-SEMI’U – Dëgjuesi, që dëgjon çdo gjë, madje edhe pëshpëritjen më të vogël. Atij nuk mund t’i shmanget asnjë zë e të mos e dëgjojë. 28. EL-BESIR – Vështruesi. Ai që sheh çdo gjë, dhe që mbikëqyr çdo gjë në këtë ekzistencë. Atë nuk e merr as gjumi e as kotja. Në Dorën (kujdesin) dhe vigjëlimin e Tij është tërë ekzistenca. 29. EL-HAKEM – Gjykuesi. Është gjykuesi më i drejtë që nuk i bën askujt të padrejtë në gjykimin e Tij. 30. EL-’ADL - i Drejti. Ai nuk ndikohet nga ndjenjat dhe emocionet që dikujt t’i bëjë padrejtësi. Drejtësia e Tij është absolute. 31. EL-LETIF - i Buti. Bëmirës ndaj robërve të Tij. 32. EL-KHABIR - i Gjithinformuari, i Cili është i njohur dhe i dijshëm për çdo gjë që ka ndodhur dhe do të ndodhë. Është Ai i Cili i di të fshehtat dhe të hapurat, dhe është i informuar për çdo imtësi në këtë gjithësi. 33. EL-HALIM – Përdëllimtari. Ai që nuk ngutet për hakmarrje, është i dhimbshëm për robërit e Vet. 34. EL-ADHIM – Madhështori, Madhështia e të Cilit nuk mund të perceptohet kurrsesi nëpërmjet shqisave njerëzore. 35. EL-GAFUR – Falësi. Ai që fal robërit e Tij dhe pranon pendimin e tyre. 36. ESH-SHEKUR – Mirënjohësi. Ai i Cili i shpërblen pa masë robërit e Vet të devotshëm me shpërblime, për hir të veprave të tyre të kryera në emër të Tij. 37. EL-ALIJJ - i Larti. Allahu është i përsosur në madhështinë e Tij. I lartësuar me cilësitë e përhershme hyjnore që tregojnë mbizotërimin dhe madhështinë ndaj krijesave. 38. EL-KEBIR - i Madhi. Allahu është i përsosur në cilësitë e Tij. Nuk ka nevojë për asnjë nga krijesat e Tij. 39. EL-HAFIDH – Ruajtësi. Allahu është Ai që ruan këtë gjithësi nga çrregullimet. 40. EL-MUKIT – Ushqyesi. Allahu është krijuesi i ushqimit, qoftë fizik, qoftë shpirtëror. Është Ai Qëi çdo krijese i ka caktuar ushqimin dhe furnizimin, pa dallim. 41. EL-HASIB – Llogarimarrësi. Ai i Cili do t’i marrë të gjitha krijesat për llogarinë. 42. EL-XHELIL – Fisniku. Madhështori dhe i përsosuri në cilësitë e Tij. Dallimi ndërmjet emrit El-Xhelil dhe El-Kebir, është se El-Xhelil do të thotë i përsosur në cilësitë e Tij, kurse El-Kebir - i përsosur në Qenësinë e Tij, ndërsa emri El-Adhim përfshin që të dyja këto kuptime. 43. EL-KERIM – Bujari. Mirësitë e Tij nuk kanë të sosur, fisnikëria e Tij është e pashembullt. 44. ER-RREKIB – Vigjëluesi.Ai i Cili mbikëqyr çdo proces në këtë ekzistencë. 45. EL-MUXHIB – Lutjepranuesi. Mëshira e Tij i ka paraprirë hidhërimit të Tij, prandaj Ai i përgjigjet lutjes së atij që e thërret duke iu lutur me përultësi dhe devotshmëri. 46. EL-VASIU – Gjithëpërfshirësi. Dija dhe sundimi i Tij janë gjithëpërfshirës. 47. EL-HAKIIM - i Urti. I zhveshur nga çdo veprim që nuk përkon me madhështinë dhe përsosmërinë e Tij. Me urtësinë e Tij hyjnore mbikëqyr dhe udhëzon krijesat. 48. EL-VEDUD - i Dashuri. Allahu i do krijesat e Tij, të cilat njohin madhështinë e Tij. 49. EL-MEXHID - i Lavdishmi. Lavdia e Tij është e përjetshme. Ai është Fisnik dhe i Ndershëm. Ai nuk i bën askujt të padrejtë. 50. EL-BAITH – Ringjallësi. 51. ESH-SHEHID – Dëshmuesi. Të cilit nuk mund t’i shmanget asnjë vepër e krijesave, pa qenë dëshmues dhe dëshmitar, dhe kjo nënkupton se Ai është i Gjithëdijshëm në madhërinë e Tij. 52. EL-HAKK - I Vërteti. Ai i Cili ka krijuar çdo gjë me Urtësinë e Tij të përsosur. Çdo gjë në këtë gjithësi, dëshmon për ekzistencën e Tij të vërtetë e të pamohueshme. 53. EL-VEKIL – Përkujdesësi. Ai i Cili përkujdeset për rrëskun dhe furnizimin e krijesave të Tij. Çdo krijesë mbështetet tek Ai për kujdesje dhe strehim pranë mëshirës së Tij. 54. EL-KAVIJJ - i Forti. Është Ai, për të Cilin nuk ka ndonjë pengesë, që të realizojë Vullnetin dhe përcaktimin e Vet. Është Ai që ka mundësi dhe forcë të plotë për të nënshtruar çdo gjë në këtë ekzistencë. 55. EL-METIN - i Pathyeshmi. Ai që nuk mund të mposhtet. Është i Gjithëfuqishëm i Cili në veprimet e Tij nuk ndien lodhje. 56. EL-VELIJJU – Mbrojtësi, Përkujdesësi, Ngadhënjimtari i Cili i do dhe i bën të ngadhënjejnë të dashurit e Tij ndaj çdo armiku. 57. EL-HAMID - i Falënderuari. I vetmi i Cili meriton falënderimin dhe lavdërimin nga çdo krijesë. 58. EL-MUHSI – Gjithënjohësi. Gjithpërfshirësi dhe i Gjithëdijshmi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë pa evidencuar asnjë proces, sado i vogël, në këtë gjithësi. 59. EL-MUBDI – Nismëtari. Është Allahu i Cili e krijoi këtë gjithësi nga mosekzitenca. 60. EL-MU’ID – Rikrijuesi. Është Ai Që rikrijon (ringjall) së dyti krijesat pas vdekjes. 61. EL-MUHJI – Jetëdhënësi. Ai i Cili i ringjall të gjitha krijesat dhe u jep jetë, pasi ato të jenë bërë hi e pluhur. 62. EL-MUMIT – Jetëmarrësi. Ai i Cili i vdes të gjitha krijesat, duke i ndarë shpirtrat nga trupat. 63. EL-HAJJ - i Gjalli. Ky është Allahu, i Gjallë në gjallërinë e Tij të përhershme, pa fillim dhe të përjetshme, pa mbarim. 64. EL-KAJJUM - i Përjetshmi. Të Cilit nuk i ka paraprirë mosekzistenca dhe është i përjetshëm e i Gjithmonshëm në sundimin e Tij. 65. EL-VAXHID – Kreatori i këtij Universi. Në dorën e Tij është sundimi, është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Ai mbikëqyr çdo proces. Tek Ai nuk humb asnjë shënim. 66. EL-MAXHID - i Nderuari. Ai i Cili është i Ndershëm, Bujar e Fisnik. 67. EL-VAHID - i Vetmi. Allahu nuk ka shok në sundim. Ai nuk ka fëmijë, bashkëshorte e as rival në sundim. 68. ES-SAMED - Strehimtari. Është Ai, tek mëshira e të Cilit gjen strehim besimtari i përulur para madhështisë së Tij. 69. EL-KADIR - i Fuqishmi. I Vetmi Ngadhënjimtar, Fuqia e të Cilit nuk mund të krahasohet. Me fuqinë e Tij ka krijuar të gjitha krijesat. 70. EL-MUKTEDIR - i Gjithëmundshmi. I Cili realizon tërë atë që ka përcaktuar. 71. EL-MUKADDIM – Nismëtari, Përparësidhënësi. Është Allahu Ai Që sjell çdo send në vendin e vet të duhur. 72. EL-MUEHHIR – Paslënësi. Ai i Cili vonon ndonjë dënim ose ndëshkim. 73. EL-EVVELU - i Pari. Atij nuk i ka paraprirë ekzistenca. 74. EL-AKHIRU - i Fundit. Ai është i përjetshëm edhe pas shkatërrimit të gjithësisë dhe të krijesave të cilat i shpërndau në të. 75. EDH-DHAHIRU - i Dukshmi, me argumentet dhe Shenjat e Fuqisë së Tij mbi çdo gjë. 76. EL-BATINU - i Padukshmi. Atë nuk mund ta arrijnë shikimet e krijesave. 77. EL-VALI– Udhëheqësi. Ai Që kontrollon dhe mbikëqyr çdo gjë. 78. EL-MUTEALI - i Gjithëlartësuari. Është Ai i Cili është i zhveshur nga çdo përgjasim me krijesat. 79. EL-BERR – Mirëbërësi. Ai i Cili shtrin mirësinë dhe bereqetin ndaj robërve të Vet. 80. ET-TEVVAB – Pendimpranuesi. Allahu është Ai i Cili pranon pendimin e sinqertë nga robërit e Vet dhe i shlyen gabimet. 81. EL-MUNTEKIM – Ndëshkuesi. I Vetmi Që mund të ndëshkojë krijesat për mëkatet e bëra. 82. EL-AFUVVU – Mëkatfalësi. Ai që fshin gabimet dhe mëkatet. Ai që fal robërit e Tij pas pendimit. 83. ER-RREUF - i Dhembshuri. Mëshira dhe dhembshuria e Tij ndaj krijesave është gjithherë e pranishme. 84. MALIKUL-MULK – Pushtetmbajtësi. Ka fuqi dhe kontroll absolute mbi çdo gjë që krijoi. 85. DHUL-XHELALI VEL IKRAM - Atij i takon madhështia dhe nderi. I Vetmi absolut, i përsosur në cilësitë e Tij. 86. EL-MUKSIT – Drejtësidhënësi. Është i drejtë në gjykimin e Tij. Ai nuk i bën të padrejtë askujt. 87. EL-XHAMIU – Tubuesi. Është Ai që i tubon të gjitha krijesat për të dhënë llogari para Madhërisë së Tij. 88. EL-GANIJ - i Pasuri. Ai i Cili nuk ka nevojë për asgjë në Qenien e Tij, as në cilësitë e Tij e as në veprimet e Tij. 89. EL-MUGNI – Pasuridhënësi. Ai Që i jep mirësi e pasuri atij që do prej krijesave. 90. EL-MANI’U – Privuesi. Është Ai Që ndalon të këqijat dhe sprovimet duke e mbrojtur dhe ruajtur atë që do. 91. ED-DARRU – Dëmsjellësi. Me dëmin e Tij godet atë që do prej krijesave nëse ato janë mosmirënjohëse ndaj dhuntive të Tij. 92. EN-NAFI’U – Dobiprurësi. Në kompetenca të Tij është dobia, dhe i sjell të mira e dobi atij që do nga robërit e Vet. 93. EN-NUR – Drita. Allahu është dritë e qiejve dhe e Tokës. 94. EL-HADI – Udhëzuesi. Ai Që krijoi çdo gjë e pastaj i udhëzoi. 95. EL-BEDIU – Shpikësi. Krijuesi i ekzistencës nga mosqenia. 96. EL-BAKI - i Përhershmi. I Gjithmonshmi pa fillim dhe pa mbarim. 97. EL-VARITH – Trashëguesi. I Përhershmi pas shkatërrimit të krijesave. 98. ER-RESHID – Frymëzuesi. Udhëzuesi, I Urti. 99. ES-SABUR – Durimtari. Është Ai Që nuk shpejton me dënim, por shikon, pret dhe vonon, e megjithatë ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shmanget askush që e ka mohuar dritën e Tij dhe udhëzimin hyjnor. |