![]() |
|
iPhone 5 me LTE në vjeshtë? - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: iPhone 5 me LTE në vjeshtë? (/thread-5352.html) |
iPhone 5 me LTE në vjeshtë? - iceboy - 04-08-2021 ![]() Deklaratat e fundit të Ali Al Ahmad, zëdhënësit të operatorit mobil Etisalat nga Emiratet e Bashkuara Arabe, paralajmërojnë prezantimin e mundshëm të versionit 4G të telefonit iPhone. Ai në një bisedë për GulfNews theksoi që është e para organizatë me ofertë LTE në këtë regjion dhe tashmë është në bisedime me prodhuesit rreth liferimit të modeleve adekuate, përfshirë Apple, dhe se janë duke bërë negociata rreth detajeve teknike, si çipseti etj. Edhe pse deri më tani nuk ka informata zyrtare për iPhone 5, disa analistë konsiderojnë që ky version i këtij telefoni mobil nuk do të sjellë ndryshime të konsiderueshme, gjegjësisht që do të jetë një iPhone 4 me çip LTE, dhe eventualisht me ekran më të madh, ashtu që të arrihet disi konkurrenca gati 4-inçëshe. Sipas thashethemeve ky model do të duhej të prezantohej deri në fund të këtij viti, që përputhet edhe me komentet e Al Ahmad, por informatat më të reja thonë që Apple ishte e detyruar që ta shtyjë lansimin për fillim të vitit të ardhshëm sepse Qualcomm ka hasur në probleme gjatë prodhimit të çipave LTE. Në përgjithësi një thashetheme klasik. Më me rëndësi është ndoshta ajo që disa analistë theksojnë që gjenerata e parë e çipseteve LTE do të sjellin bateri që zgjat më pak dhe çmim më të lartë./koha.net |