eSportsKosova - Gaming Community
Feja Islame - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html)
+--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html)
+--- Thread: Feja Islame (/thread-534.html)



Feja Islame - TCO, - 07-13-2020

Feja Islame (ar. : Tondokument إسلام islām nënshtrim ndaj Zotit; الإسلام al-islām Islami në kuptimin feja e të nënshtruarve ndaj Zotit) me përafërsisht 1,2 miliardë besimtarë, është feja e dytë me radhë sipas numrit të besimtarëve, pas fesë krishtere (2,0 miliard). Besimtarët e kësaj feje thirren mysliman.

Islami është fe monoteiste, që definohet në bazë të Kuranit, i cili për myslimanët është fjala e pakorrigjueshme e Zotit. Burimi i dytë për myslimanët janë fjalët e Profetit Muhammed dhe praktika e tij (Sunneti).

Islami pretendon të jetë praktikë jetësore e njeriut dhe metodologji e të menduarit të tij. Islami është fe e cila përfshin në përgjithësi çdo çështje jetësore. Me termin "Islam" nënkuptojmë-nënshtrim, dorëzim, ndërsa me termin "mysliman" nënkuptojmë atë që i është nënshtruar (dorëzuar) urdhrave të Allahut dhe njëkohësisht zbaton ligjet e Tij.