eSportsKosova - Gaming Community
BIOS & FIRMWARE - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: BIOS & FIRMWARE (/thread-53346.html)



BIOS & FIRMWARE - daNz:) - 04-14-2025

[Image: BIOS.jpg]


Kur një person të fillojë së përdoruri një kompjuter, aty do të përballet me një numër të madh fjalësh që duhet t'i njoh dhe nganjëherë dallimi ndërmjet tyre është shumë i vogël duke iu bërë konfuz rreth kuptimit të tyre. Pra, merrni si shembull termet BIOS dhe Firmware, e kanë të njëjtin kuptim apo janë ndryshe nga njëri tjetri?

Cili është dallimi ndërmjet BIOS dhe Firmware?

BIOS-i është një akronim i njohur për sistemin bazik Input/Output, ndryshe i njohur edhe si Sistemi BIOS, ROM BIOS, apo PC BIOS. Është një softuer i përhershëm që përdoret gjatë procesit të startimit të kompjuterit, pra është programi i parë (dhe i përhershëm) që fillon pasi të ndizet një kompjuter.

Firmware është një kombinim i memories së përhershme, kodit programor, dhe të dhënave të akumuluara në të. Shembuj tipik të pajisjeve që përmbajnë Firmware janë sistemet tek dritat e trafikut, orët digjitale, pajisjet shtëpiake, kompjuterët, telefonat e mençur dhe kamerat digjitale. Si pjesë e këtyre pajisve, Firmware ofron kontrollim të programit drejtues.​

Më parë, BIOS-i ka qenë një emër specifik për Firmware pllakën amë në kompjuterët e vjetër, por tani kompjuterët e rijnë kanë teknikisht diçka ndryshme, por të ngjashme me Firmware të quajtur UEFI apo EFI.

Megjithatë, edhe kartela e rrjetit, e zërit, ajo grafike, hardisqet, USB, disqet SDD kanë të ngjitur sistemin Firmware. Nganjëherë, Firmware për kartelat grafike quhet shpesh Video BIOS, gjë që teknikisht është e gabuar. BIOS është i përshtatshëm vetëm për të kaluar hapin fillestar të pllakës amë.