eSportsKosova - Gaming Community
Apple prezenton iOS 9 - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html)
+---- Thread: Apple prezenton iOS 9 (/thread-53162.html)



Apple prezenton iOS 9 - b|g bo0s| - 04-01-2025

Apple ska te ndalur . Gjatë WWDC 2015, Apple ka prezantuar zyrtarish iOS 9 dhe OS X 10.11 El Capitan. iOS 9 sjell kryesisht përmirësime në qëndrueshmërinë e sistemit dhe disa funksione të reja mjaft interesante që mund t'i zbuloni duke lexuar artikullin tonë. Apple ka shtuar një Font të ri shkrimi: nga mesazhet e deri tek emrat e aplikacioneve, çdo gjë do të realizohet me llojin e ri të shkrimit.
[Image: Ask-More-to-Siri.jpg]

-iOS 9 përmirëson edhe asistentin Siri, tani me një grafikë të re të frymëzuar nga Apple Watch. Por risia më e rëndësishme e iOS 9 është Proactive: për shembull falë këtij funksioni, iPhone do ju ndihmojë të merrni shënime, të pranoni ftesat në kalendar, do ju ndihmojë të gjeni rrugën nëpërmjet hartave dhe do ju sugjerojë muzikën më të përshtatshme në çdo moment. Gjithashtu, kur të merrni një telefonatë, iPhone do ju sugjerojë se cili person mund të jetë duke ju telefonuar.
[Image: Spotlight-iOS-9.jpg]

-Në iOS 9 aplikacioni Passbook do të zëvendësohet nga "Wallet" që tani do të përqëndrohet tek pagesat mobile dhe nëpërmjet NFC: do të kemi një aplikacion të vetëm për biletat dhe kartat e kreditit. Apple Pay do të jetë i disponueshëm edhe në Britaninë e Madhe nga muaji korrik.
[Image: Wallet-rewards.jpg]

-Në iOS 9 është përmirësuar edhe aplikacioni Notes, tani do të keni çdo gjë nën kontroll direk nga status bar. Tani mund të shtoni edhe reminder tek shënimet tuaja, imazhe dhe të vizatoni me dorë të lirë brenda aplikacionit.
[Image: Notes-Sketch.jpg]

-Aplikacioni MapsiOS 9 shton edhe informacionet rrugore për mjetet publike. Përdoruesit mund të zgjedhin të ndryshojnë mjetin e transportit në çdo moment. Për shembull nëse po ecni në këmbë do të merrni informacione specifike për këmbësorët, por nëse hipni në një autobuz informacionet do të ndryshojnë. Për momentin ky funksion do të jetë i disponueshëm vetëm në 300 qytete në botë.
[Image: Maps-Transit.jpg]

-iOS 9 sjell edhe një aplikacion të re të quajtur "News". Ky aplikacion vjen si një alternativë e Flipboard. Ju mund të krijoni një feed me lajme të personalizuara sipas interesave tuaja. News do të jetë i disponueshëm për momentin vetëm në SHBA, Australi dhe Britani e Madhe.
[Image: News-curated-selection.jpg]

-Në iPad vjen edhe mundësia për të ekzekutuar dy aplikacione njëkohësisht në ekran. Thjeshtë duke hapur Multitasking e ri, çdo përdorues mund të zgjedh aplikacione që funksionojnë në multi-screen. Përveç kësaj, në iPad do të jetë e mundur të shikoni një video edhe pa e hapur aplikacionin.
[Image: Slide-Over.jpg]

-Funksioni për kursimin e baterisë në iOS 9 do të përmirësojë kohëzgjatjen e baterisë në iPhone deri në 3 orë.
[Image: iphone-battery-icon.jpeg]

-iOS 9 do të jetë i disponueshëm në versionin beta për zhvilluesit që sot, ndërsa versioni i parë beta publik për të gjithë do të vijë në korrik. Pajisjet ku mund të instalohet iOS 9 janë: iPhone 4s, iPhone 5, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPod touch 5G, iPad mini, iPad mini 2, iPad mini 3, iPad Air, iPad Air 2, iPad 2, iPad 3 e iPad 4. iOS 9 do të vijë për të gjithë në shtator.
[info]Burimi -- Iphone Albania //[/info]


Re: Apple prezenton iOS 9 - iceboy - 04-02-2025

nuk e pash ngjarjen live se erdha vone pi pune, po niva qe mire kish shku.. Sa i perket iOS, dihet qe edhe ksaj here ka bo REVOLUCION ne boten mobile me plot kuptimin e fjales edhe m'pelqej me thon drrejten ideja qe nuk kane bo ndryshime drastike en pamje.. Ma shume jon koncentru en siguri edhe optimizim, sen ky qe vlen me u cek, pasi qe iOS 9 bon edhe per iPhone 4S! Po pritoj me instalu Beta se jom tu prit 8.4 e masnej mi bo jb amo i mire osht shume edhe menxi jom tu e prit final mi download.


Re: Apple prezenton iOS 9 - BR3ACKER - 04-02-2025

baba i telefonave, le te themi

ios nuk mund te instalohet kudo perveq iphone, perato ka mashum siguri se android .

edhe pse i du dyt edhe android e du edhe kto, veq iphone sun e krahason me qfaredo


NICE !, dufka me testu ket update


Re: Apple prezenton iOS 9 - purge - 04-03-2025

paret e shkreta se kurr en android skisha nejt :S


Re: Apple prezenton iOS 9 - iceboy - 04-04-2025

purge Wrote:paret e shkreta se kurr en android skisha nejt :S

moti s'pasna pa koment ma real se qiky.. Respekt!