![]() |
|
Wild Ineters heqin dorë nga IEM America - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: Wild Ineters heqin dorë nga IEM America (/thread-528.html) |
Wild Ineters heqin dorë nga IEM America - XLN7 - 07-12-2020 Duke u bazuar në webfaqen mibr.com.br, Wild Ineters kanë konfirmuar se ata nuk do të marrin pjesë në Intel Extreme Masters American Championship. Ekipi nga Argjentina, fitues i KODE5 Latin America, kishin siguruar një vend për në turne, pasi mposhtën këtë javë Punto cL 2-0, në kualifikimin nga Amerika Jugore. Wild Ineters janë ftuar të marrin pjesë në FIRE, turne në Brazil që do të zhvillohet në kohën e njejtë me IEM, kështu që ishte e pritur se ata nuk do të heqnin dorë nga vendi i siguruar për turneun në qytetin e New York-ut. Megjithatë, raportet në Brazil sugjerojnë se Wild Ineters kanë kontaktuar organizatorët e FIRE, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në turne, pasi ata nuk do të jenë në gjendje të paguajnë udhëtimin për në garën e IEM. Me IEM American Championship, i planifikuar të zhvillohet nga data 8 Tetor, e vendosur të ketë dy ekipe nga Amerika Jugore, është ende e panjohur se çka do të bëjnë organizatorët e turneut. Në ndeshjen tjetër kualifikuese, compLexity dhe Artyk kanë barazuar 1-1, ndeshje e cila përfundoj para mapit të tretë përshkak të problemeve me gjetjen një serveri të përshtatshëm për të luajtur. Ekipet në vazhdim janë paralajmëruar për në FIRE: mibr compLexity CNB Gaming semXorah FEDENCIA Fatality eNerGy SYS GoldenGlory PREMONITION Blacksheeps Sick Gaming Wild Ineters Artyk
|