![]() |
|
LaVie Z llaptop - me i holl sesa Mac Book ( Apple) - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: LaVie Z llaptop - me i holl sesa Mac Book ( Apple) (/thread-52717.html) |
LaVie Z llaptop - me i holl sesa Mac Book ( Apple) - b|g bo0s| - 02-25-2025 Kompania Lenovo e sjelli llaptopin me te holl sesa apple Mac Book llaptopin LeVie Z . ![]() Apple mund të ketë sjellur e para një laptop shumë të hollë (MacBook), mirëpo Lenovo është duke llogaritur në një ‘kundërsulm’ për të vulosur mjeshtërinë e hollësisë, duke sjell La Vie Z. E prezantuar në CES 2015 gjatë Janarit, dy pajisjet e reja nga Lenovo janë laptop me mundësi rrotullimi prej 360 shkallë, për t’i shnëdrruar ato në tablet. Këta ‘ultrabook’ nga Lenovo kanë procesor Intel Core i7 të gjeneratës së 5-të, ekran prej 13.3 inç dhe bateri e cila ka jetëgjatësi deri në nëntë orë pune. Slashgear bën të ditur se modeli Lenovo LaVie Z ka trashësi prej vetëm 0.7 inç (1.77cm) dhe përmban portin për USB, port për HMDI, SD Card dhe port për mikorfon/dëgjuese. Ndërsa, Lenovo LaVie Z 360 është rreth 1.08 kg, që e bën këtë pajisje më të lehtë se MacBook nga Apple. Dyja këto pajisje kanë RAM memorie prej 8GB, SSD prej 256 GB, ekran me standard prej 2560 x 1440 dhe grafikë Intel HD 5500. La Vie Z do të jetë i gatshëm për para-porositje me çmim prej 1,499 dollarëve, kurse LaVie Z 360 kushton 1,699 dollarë ![]() [info]Burimi - Telegrafi[/info] Re: LaVie Z llaptop - me i holl sesa Mac Book ( Apple) - `3D.`KiNg - 02-25-2025 :O Good Good Re: LaVie Z llaptop - me i holl sesa Mac Book ( Apple) - inL. - 02-25-2025 Ka mendu Apple qe veq ajo i ka bo t'holla e ntreg ka me qendru nr.1, po si paska shku gat shum... Re: LaVie Z llaptop - me i holl sesa Mac Book ( Apple) - Fidan - 02-25-2025 inL. Wrote:Ka mendu Apple qe veq ajo i ka bo t'holla e ntreg ka me qendru nr.1, po si paska shku gat shum...jo e ka dit qe kjo dite vjen edhe qka i vyn apples vendi i pare per trashesi? ajo prap mbetet e para n shitje e n cilesi. qeshtu u pat kan edhe ai telefoni huawei kur ja pat kalu samsungut si telefoni ma i holle po qetu shumica as qe ja kan ni emrin i kan bo do shtije kta edhe hajt sjon permen kurr qashtu esht edhe ky llaptopi Re: LaVie Z llaptop - me i holl sesa Mac Book ( Apple) - iceboy - 03-08-2025 inL. Wrote:Ka mendu Apple qe veq ajo i ka bo t'holla e ntreg ka me qendru nr.1, po si paska shku gat shum... KURR amo KURREN E KURRES nuk munen kta me Windows me u shty me MacBook-at e Apple! Kto harro ti e sa i perket trashesise, kjo nuk lun qaq rol se tek e fundit ti munesh me mar Tablet... En pytje osht performanca edhe dizajni, sene kto qe Apple i ka posedu kur e ka qit MacBook-in e pare (se di kur, me lyp en google e gjon). |